Karta e kreditit në telefonin tuaj.
0 tarifë lëshimi. 0 mirëmbajtje vjetore.
Aplikoni dhe e përdorni nga aplikacioni.
Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.

Fleksibilitet dhe kontroll i plotë
Një Mastercard virtuale në ALL ose EUR, që ju ofron akses të thjeshtë në financim, kosto transparente dhe kontroll të plotë direkt nga aplikacioni Jet Bank.
Virtuale që nga dita e parë
Aplikoni dhe e përdorni nga telefoni.
0 tarifë
As lëshim, as mirëmbajtje vjetore.
Pagesa pa komision
Në POS dhe online, kudo në botë.
Pagesë minimale 5%
+ 100% te komisioneve/interesave/penaliteteve.
Limit që rikthehet
Shlyeni, dhe limiti është sërish yti.
Duke filluar nga 100 EUR
Limit kredi që nis nga 100 EUR
Një kartë.
Shumë mundësi.
Njihuni me kushtet kryesore para se të aplikoni
Shikoni limitin e kreditit, interesin, kushtet e shlyerjes dhe tërheqjeve cash përpara se të aplikoni për kartën tuaj të kreditit Jet Bank.
deri në 4.000.000 ALL
ose 40.000 EUR, deri në 3 paga neto.
20% në vit
Pa interes nëse e paguani të gjithë shumën në kohë.
5% e principalit
+ interesat dhe kostot, deri më 15 të muajit.
Deri në 10% të limitit
në muaj · komision 2%, min. 500 ALL / 5 EUR.
Shembull Karta e Kreditit
Limiti i kartës: 1,000,000 LEK
Periudha e shembullit: 01.09.2026 – 15.09.2027
Interesi: Norma vjetore e interesit është 20%. Interesi llogaritet çdo ditë mbi principalin e papaguar, me bazë 365 ditë në vit. Për një limit prej 1,000,000 LEK, të përdorur plotësisht më 01.09.2026, pa transaksione të tjera dhe pa komisione apo penalitete, NEI është 21.76%. NEI shpreh koston totale të kredisë si përqindje vjetore, duke përfshirë interesin dhe shpenzimet e detyrueshme.
Shlyerja mujore: Nga 15.10.2026 deri më 15.08.2027, kartëmbajtësi paguan çdo muaj 5% të principalit të papaguar dhe të gjithë interesin e faturuar.
Shlyerja përfundimtare: Më 15.09.2027 shlyhen principali i mbetur dhe interesi i llogaritur deri në atë datë.
Komisione dhe penalitete: Në këtë shembull nuk aplikohen komisione apo penalitete.
Shuma totale e pagueshme: 1,160,780.45 LEK, e cila përfshin:
Principal: 1,000,000 LEK
Interes total: 160,780.45 LEK
Komisione dhe penalitete: 0 LEK
*Shembulli është ilustrues dhe bazohet në supozimet e mësipërme. Kostoja reale varet nga përdorimi i kartës dhe shlyerja e detyrimeve.

Karta e parë e kreditit
për Studentë!
Studentët kanë shumë gjëra për të nisur. Prandaj, Jet Bank ju ofron mundësinë të merrni kartën tuaj të parë të kreditit me një limit prej 100 EUR, edhe pa pasur një pagë.
Studentë, kjo është për ju!
Oferta është e dedikuar për studentët aktivë të moshës 18–25 vjeç, të cilët plotësojnë kriteret e aplikimit dhe verifikimit të Jet Bank.
First come, first served!
Vetëm 2,000 studentët e parë që aplikojnë mund të përfitojnë nga kjo ofertë. Mos e lini për më vonë!
100 EUR në dispozicionin tuaj.
Përdoreni limitin e kreditit për blerje dhe pagesa me kartën tuaj Jet Bank. Mbani mend: shuma e përdorur duhet të shlyhet sipas kushteve të kontratës së kartës së kreditit.
Gati për hapin e parë?
Aplikoni online, paraqisni dokumentacionin për të vërtetuar statusin tuaj si student dhe prisni vlerësimin e bankës. Çdo aplikim i nënshtrohet kontrolleve dhe aprovimit nga Jet Bank. Mund të kërkohet dokumentacion shtesë.
KUJDES! Limiti prej 100 EUR është kredi e disponueshme, jo bonus apo dhuratë. Aplikimi nuk garanton aprovimin ose pajisjen me kartë. Shumat e përdorura duhet të shlyhen sipas kushteve të kontratës. Mund të aplikohen interesa, komisione dhe kosto në rast vonese. Huamarrja kushton para. Përpara aplikimit, njihuni me informacionin parakontraktor dhe kushtet financiare të produktit.

Thjesht. Transparent.
Shikoni tarifat, limitet dhe normat kryesore për kartën tuaj të kreditit Jet Bank në LEK ose EUR.
-min.jpg)
Hap llogarinë tënde falas në Jet Bank
100% online. Hape brenda pak minutash dhe menaxho financat e tua të përditshme direkt nga telefoni.
Keni pyetje?
Na kontaktoni dhe ne do t'ju ndihmojmë të filloni.
Pyetjet më të shpeshta
Gjithçka që duhet të dini për Kartën e Kreditit të Jet Bank.
Për të aplikuar për Kartën e Kreditit Jet, duhet të plotësoni kriteret e mëposhtme:
∙Të jeni mbi 18 vjeç.
∙Të jeni rezident në Shqipëri.
∙Të keni një pagë bruto mujore prej të paktën 50,000 ALL.
∙Të keni të paktën 3 paga të dokumentuara zyrtarisht.
Mund të përfitoni një limit kredie deri në tre herë të pagës suaj neto mujore të deklaruar, me një limit maksimal prej:
4,000,000 ALL
40,000 EUR
Limiti i miratuar varet nga të ardhurat tuaja, aftësia për të shlyer kartën e kreditit, detyrimet tuaja financiare ekzistuese dhe kriteret e financimit të Bankës. Banka mund të miratojë një limit më të ulët se shuma e kërkuar.
Aplikoni direkt përmes aplikacionit Jet Bank, duke zgjedhur monedhën dhe limitin e preferuar të kartës së kreditit. Mund të aplikoni në ALL ose EUR, edhe nëse nuk keni një llogari rrjedhëse në monedhën përkatëse. Pas miratimit, nënshkruani dokumentet në mënyrë elektronike dhe aktivizoni kartën tuaj përmes aplikacionit.
Çdo muaj, mund ta shlyeni plotësisht balancën ose të paguani të paktën Pagesën Minimale deri më datën 15 të muajit pasardhës. Pagesa Minimale është 5% e shumës së përdorur dhe ende të pashlyer, plus interesat dhe tarifat e faturuara. Shumën për t’u paguar dhe datën e afatit të pagesës mund t’i gjeni në pasqyrën tuaj mujore në aplikacion.
Gjeni informacion mbi normën e interesit, periudhën pa interes, tarifat dhe kushtet e përdorimit të kartës suaj. Përpara se të aplikoni, shqyrtoni dokumentet më poshtë për të gjitha detajet mbi kostot dhe kushtet.




