Çdo shërbim bankar, drejt e në duart e tua

Aplikacioni Jet.bank është projektuar sipas mënyrës sesi ju e menaxhoni paranë sot. Hapni një llogari në pak minuta, dërgoni transferta pa pritje, kontrolloni kartat tuaja në çast dhe ndiqni financat tuaja në kohë reale, pa pasur kurrë nevojë të telefononi askënd apo të vizitoni ndonjë degë.

Benefitet

Çfarë përfshihet

Mjetet që ju japin kontrollin e plotë mbi përvojën tuaj bankare.

Komunikimet në aplikacion

Dërgoni kërkesa, bëni pyetje dhe ndiqni bisedat e mëparshme me ekipin e mbështetjes së Bankës, të gjitha nga një vend i vetëm brenda aplikacionit. Ju mund të menaxhoni gjithçka brenda aplikacionit Jet.bank.

Live Chat për ndihmë

Kur keni nevojë për një përgjigje të menjëhershme, nisni një bisedë të drejtpërdrejtë me mbështetjen e Jet Bank direkt nga aplikacioni. Njerëz realë me përgjigje reale, pa e ndërprerë përvojën tuaj bankare.

Njoftohuni në kohë reale

Qëndroni të informuar për aktivitetet që kanë rëndësi për ju. Njoftohuni në çast për transaksionet e përzgjedhura, hyrëse dhe dalëse, në llogarinë tuaj rrjedhëse dhe atë të kursimit.

Vendosni njoftime për balancën

Zgjidhni limitet që bëjnë sens për ju dhe merrni një njoftim në momentin që gjendja e llogarisë suaj arrin atë nivel. Një mënyrë e thjeshtë për të qenë gjithmonë në korrent me financat tuaja, pa pasur nevojë t'i kontrolloni ato vazhdimisht.

Personalizoni faqen tuaj kryesore

Riorganizoni seksionet në faqen tuaj kryesore në mënyrë që llogaritë, kartat, pagesat dhe shërbimet që përdorni më shumë të jenë gjithmonë në plan të parë.

Aksesi dhe autentifikimi

Aktivizoni ose çaktivizoni Face ID dhe Fingerprint ID (identifikimin me shenjë gishtash), përditësoni fjalëkalimin ose kodin tuaj të sigurisë dhe menaxhoni cilësimet e sigurisë direkt nga aplikacioni, sa herë që ju nevojitet.

Pyetjet më të shpeshta

Pyetjet më të shpeshta rreth mesazheve, njoftimeve dhe cilësimeve të aplikacionit.

1. Çfarë mund të bëj përmes Mesazheve?

Mesazhet ju lejojnë të komunikoni me Jet Bank direkt nga aplikacioni. Ju mund të dërgoni kërkesa me shkrim, të bëni pyetje, të ndiqni bisedat ekzistuese dhe të rishikoni historikun e plotë të komunikimit tuaj, të gjitha pa dalë nga llogaria juaj.

2. Kur duhet të përdor Live Chat?

Biseda e Drejtpërdrejtë (Live Chat) është aty për momentet kur keni nevojë për ndihmë në kohë reale. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një pyetje rreth llogarisë suaj, një problem me kartën, një paqartësi për pagesat apo çdo gjë tjetër që lidhet me përvojën tuaj në Jet Bank, nisni një bisedë dhe merrni asistencë menjëherë.

3. A mund të zgjedh se cilat njoftime janë aktive?

Po. Ju keni kontroll të plotë mbi preferencat tuaja të njoftimeve. Përzgjidhni njoftimet që dëshironi të merrni dhe çaktivizoni ato që nuk ju nevojiten. Aplikacioni juaj, cilësimet tuaja.

4. Çfarë mund të personalizoj në faqen kryesore?

Ju mund të ndryshoni renditjen e seksioneve që shfaqen në faqen tuaj kryesore, në mënyrë që funksionet dhe informacionet tek të cilat mbështeteni më shumë të jenë gjithmonë gjëja e parë që shihni kur hapni aplikacionin.

5. Çfarë duhet të dini përpara se të përdorni aplikacionin tonë të bankingut digjital?

Ju mund të menaxhoni të gjitha cilësimet e mbështetura të identifikimit dhe autentifikimit direkt nga aplikacioni, duke përfshirë Face ID, Fingerprint ID, fjalëkalimin dhe kodin tuaj të sigurisë. Çdo gjë që ju nevojitet për të qëndruar të sigurt ndodhet në një vend të vetëm.

Për më shumë informacion rreth Kushteve dhe Afateve tona, lexoni Kushtet e Jet Bank duke klikuar më poshtë:

Need more help?

Reach out to our team anytime.

Current Account Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange ALB ENG