Karta e Kreditit

Kushtet dhe Tarifat e Kartës së Kreditit

Njihuni me normat e interesit, tarifat, limitet e përdorimit, kushtet e shlyerjes dhe informacionin parakontraktor për kartën e kreditit Jet Bank.

Lista e Çmimeve të Kartës së Kreditit

Njihuni me normën e interesit, tarifat, limitet e përdorimit dhe kushtet e shlyerjes së kartës së kreditit Jet Bank. Informohuni për Pagesën Minimale, periudhën pa interes dhe të drejtat e detyrimet tuaja përpara se të aplikoni.

Gjithçka që duhet të dini për kostot dhe kushtet e kartës suaj të kreditit

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.

Afati i kartës
3 vite
3 vite
Komisioni i aplikimit
0
0
Kufiri maksimal mujor për tërheqje në ATM
10% të limitit të kartës
10% të limitit të kartës
Mirëmbajtja vjetore e kartës virtuale së kreditit
0
0
Lëshimi i kartës virtuale së kreditit
0
0
Limiti ditor standard për pagesa online
200,000 ALL
2,000 EUR
Limiti mujor standard për pagesa online
1,500,000 ALL
15,000 EUR
Limiti ditor standard për pagesa POS
200,000 ALL
2,000 EUR
Limiti mujor standard për pagesa POS
1,500,000 ALL
15,000 EUR
Limiti për pagesa në POS pa kontakt
5 000 ALL për transaksion; maksimumi 15 000 ALL në ditë
50 EUR për transaksion; maksimumi 150 EUR në ditë
Zëvendësimi i kartës virtuale
0
0
Vendosja dhe ndryshimi i PIN-it në aplikacion
0
0
Komisioni i tërheqjeve cash në ATM brenda vendit
2% (min. 500 ALL)
2% (min. 5 EUR)
Blerje në POS brenda vendit
0
0
Blerje në POS jashtë vendit
0
0
Blerje online
0
0
Shfaqja e balancës në ATM brenda dhe jashtë vendit
50 ALL
0.5 EUR
Rritja dhe ulja e limiteve të transaksioneve në aplikacion
0
0
Bllokimi dhe zhbllokimi i kartës në aplikacion
0
0
Norma standarde vjetore e interesit
20% / vit
20% / vit
Interesi për Vonesë / Penaliteti
30% / vit
30% / vit

Përpara nënshkrimit të kontratës, do t’ju vihet në dispozicion informacioni i personalizuar mbi limitin e miratuar, normën e interesit, NEI dhe supozimet përkatëse, Pagesën Minimale, tarifat dhe penalitetet e zbatueshme.

Informacion Parakontraktor

Karta e kreditit Jet Bank ju mundëson të përdorni një limit financimi të miratuar nga Banka. Më poshtë gjeni informacion mbi përdorimin e kartës, shlyerjen e detyrimeve dhe kostot që duhet të merrni parasysh.

Për çfarë mund ta përdor kartën e kreditit?

Mund ta përdorni për nevoja personale, si blerje, shpenzime familjare, udhëtime, pajisje teknologjike etj. në POS dhe online, si dhe për tërheqje në ATM që mbështesin përdorimin e kartës virtuale. Transaksionet kryhen brenda limitit të disponueshëm dhe kufijve të përcaktuar nga Banka.

Si përcaktohet limiti i kreditit?

Banka vlerëson të ardhurat, detyrimet ekzistuese dhe aftësinë tuaj paguese. Limiti mund të jetë deri në trefishin e pagës mujore të deklaruar, pa tejkaluar 4,000,000 ALL ose 40,000 EUR.

Paraqitja e aplikimit nuk garanton miratimin. Limiti i miratuar mund të jetë më i ulët se shuma e kërkuar.

Në cilat monedha ofrohet karta?

Karta ofrohet në ALL dhe EUR. Monedha e zgjedhur përcakton monedhën e limitit të kreditit dhe të detyrimeve për shlyerje.

Çfarë duhet të kem parasysh kur zgjedh monedhën?

Nëse të ardhurat tuaja janë në një monedhë tjetër nga ajo e kartës, ndryshimet e kursit të këmbimit mund të rrisin shumën që ju nevojitet për shlyerjen e detyrimit. Zgjedhja e monedhës së të ardhurave tuaja e zvogëlon këtë rrezik.

Kur mund të filloj ta përdor kartën?

Karta është virtuale dhe aksesohet në aplikacionin Jet Bank. Mund ta përdorni pasi të jenë përfunduar miratimi, nënshkrimi i dokumenteve, krijimi dhe aktivizimi i kartës.

Sa është norma e interesit?

Norma standarde e interesit është 20% fikse në vit. Interesi përllogaritet çdo ditë, duke marrë parasysh shumën e papaguar dhe numrin e ditëve për të cilat aplikohet.

Si funksionon periudha pa interes?

Nëse shlyeni plotësisht detyrimin e faturuar brenda Datës së Pagesës, përfitoni nga periudha pa penalitet sipas kontratës.

Nëse nuk e shlyeni plotësisht, interesi llogaritet nga data e transaksionit, duke përfshirë ditët gjatë periudhës pa interes. Pagesat e pjesshme merren parasysh në përllogaritje.

Çfarë është NEI?

NEI është Norma Efektive e Interesit, e cila shpreh koston vjetore të financimit duke marrë parasysh interesin dhe kostot përkatëse.

Për kartën e kreditit, përllogaritja bazohet në supozime për përdorimin dhe shlyerjen. Vlera e NEI-së dhe këto supozime paraqiten në informacionin parakontraktor të personalizuar.

Sa duhet të paguaj çdo muaj?

Duhet të shlyeni të paktën Pagesën Minimale brenda afatit të përcaktuar në pasqyrën mujore. Ajo përfshin:

  • 5% të principalit të përdorur dhe të pashlyer;
  • 100% të interesave, komisioneve, tarifave dhe detyrimeve të tjera të faturuara për periudhën.
A mund të paguaj më shumë se minimumi?

Po. Mund të paguani më shumë se Pagesa Minimale ose ta shlyeni plotësisht detyrimin. Shlyerja e principalit zvogëlon shumën e mbetur mbi të cilën mund të llogaritet interes.

Çfarë ndodh nëse nuk paguaj minimumin në afat?

Pjesa e papaguar e Pagesës Minimale kalon në vonesë. Përveç interesit të zakonshëm, zbatohen Interesi për Vonesë dhe Penaliteti mbi interesat e faturuara e të papaguara, sipas bazave, normave dhe kufijve të përcaktuar në kontratë.

Edhe kur kryeni një pagesë të pjesshme, mbeteni në vonesë nëse ajo nuk mbulon të gjithë Pagesën Minimale brenda afatit.

Si mund t’i ndjek detyrimet e kartës?

Pasqyra mujore paraqet transaksionet, pagesat e regjistruara, detyrimin e mbetur, interesat, tarifat, pagesën minimale dhe afatin e pagesës.

Kontrolloni rregullisht pasqyrën dhe sigurohuni që pagesa të kryhet brenda afatit.

Si rikthehet limiti i disponueshëm?

Pas regjistrimit të pagesës, shumat shpërndahen për shlyerjen e detyrimeve sipas rendit të përcaktuar në kontratë. Me shlyerjen e principalit të përdorur, limiti përkatës bëhet sërish i disponueshëm.

A mund të tërhiqem pas nënshkrimit të kontratës?

Po. Mund të tërhiqeni brenda 14 ditëve kalendarike, pa dhënë arsye. Afati fillon nga lidhja e kontratës ose nga marrja e kushteve kontraktuale, nëse kjo datë është më e vonshme.

Procedura e njoftimit dhe detyrimet përkatëse për shlyerje përcaktohen në kontratë.

Si mund ta mbyll kartën e kreditit?

Mund të kërkoni mbylljen përmes kanaleve digjitale të Bankës, sipas procedurës përkatëse. Për mbylljen duhet të shlyeni plotësisht detyrimet, përfshirë interesat, penalitetet dhe tarifat e zbatueshme.

Shlyerja e plotë e detyrimit nuk e mbyll automatikisht kartën ose kontratën.

Informacion i rëndësishëm

Ky informacion shpjegon në mënyrë të përgjithshme kushtet e kartës së kreditit Jet Bank. Ai nuk zëvendëson Informacionin e Standardizuar Parakontraktor të personalizuar, kontratën ose dokumentacionin tjetër që ju paraqitet gjatë aplikimit.

Shkarko Tani Jet.bank

Hapni llogari, transferoni para, menaxhoni kartat, kurseni dhe ndiqni çdo veprim bankar nga një aplikacion i vetëm. Jeni ju në kontroll të parave tuaja!

Shkarko aplikacionin Jet Bank

Skano kodin QR për të shkarkuar aplikacionin

Contact us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.

Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
Current Account Consumer Loan Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange
ALB ENG
WhatsApp