Ekipi pas Jet Bank
Njihuni me ekipin e menaxhimit ekzekutiv të Jet Bank dhe mësoni më shumë rreth strukturës organizative, kuadrit të qeverisjes dhe udhëheqjes përgjegjëse për operacionet dhe strategjinë e bankës.

Njihuni me Bordin Supervizor
Jet Bank ushtron veprimtarinë e saj në përputhje me parimet e qeverisjes së mirëkorporative, transparencës, përgjegjshmërisë, administrimit efektiv të riskut dhekontrollit të brendshëm. Struktura drejtuese e Bankës është organizuar në përputhje melegjislacionin bankar në fuqi dhe përfshin Bordin Mbikëqyrës, Drejtorinë/Administratorët,komitetet përkatëse dhe funksionet kryesore të kontrollit. Kjo strukturë synon të sigurojëmbikëqyrje efektive, vendimmarrje të përgjegjshme dhe mbrojtje të interesave tëklientëve, aksionarëve dhe palëve të tjera të interesuara.
Esther Deutsch ka një eksperiencë të gjerë në sektorin financiar, ligjor dhe rregullator, duke mbajtur role drejtuese në institucione financiare dhe kompani të shërbimeve të pagesave. Ajo ka shërbyer si Kryetare Bordi dhe anëtare bordi në një sërë institucionesh financiare, me fokus në qeverisjen korporative, mbikëqyrjen rregullatore, menaxhimin e riskut dhe pajtueshmërinë (compliance). Aktualisht vazhdon të kontribuojë në bordet e institucioneve të rëndësishme financiare, duke sjellë ekspertizë të thellë në drejtimin strategjik dhe mbikëqyrjen e organizatave komplekse.
Robert Ryan Rudolph është avokat zviceran me eksperiencë të gjerë në këshillim ligjor korporativ, struktura ndërkufitare, qeverisje dhe mbikëqyrje në nivel bordi. Ai ka shërbyer si anëtar jo-ekzekutiv bordi në institucione të listuaradhe të rregulluara, me fokus në qeverisje, compliance, AML dhe menaxhim risku.
Philippe Meyer është avokat zviceran me eksperiencë të gjatë në këshillim ligjor korporativ dhe tregtar, me fokus në sektorin financiar, strukturime ndërkombëtare, transaksione dhe qeverisje korporative. Ai ka mbajtur role të shumta në borde dhe mandate përfaqësimi në shoqëri zvicerane, si dhe shërbensi anëtar bordi në një institucion të rregulluar të shërbimeve financiare.
Njihuni me ekipin e Jet Bank
Ekipi ynë i menaxhimit ekzekutiv bashkon dekada përvojë në banking, teknologji, menaxhim risku, financa dhe rritje të klientelës, duke udhëhequr vizionin e Jet Bank për të ndërtuar një eksperiencë moderne të bankingut digjital.

Fatbardha Rino ka një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar dhe financiar, me ekspertizë në drejtimin ekzekutiv, transformimin digjital, bankingun retail, zhvillimin e kanaleve të shitjes, pagesat dhe menaxhimin operacional. Gjatë karrierës së saj ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në institucione financiare vendase dhe ndërkombëtare, duke udhëhequr iniciativa strategjike për rritjen e biznesit, inovacionin dhe transformimin organizativ.

Ardian Hasa ka një eksperiencë të gjerë në sektorin bankar dhe teknologjik, me ekspertizë në operacionet bankare, teknologjinë e informacionit, sistemet e pagesave, kanalet digjitale, sigurinë e sistemeve dhe transformimin digjital. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur role drejtuese në sektorin financiar, duke udhëhequr projekte të modernizimit teknologjik, optimizimit operacional dhe inovacionit digjital. Aktualisht shërben si COO/CTO pranë Jet Bank, duke drejtuar zhvillimin teknologjik dhe operativ të institucionit, me fokus në efikasitetin, sigurinë dhe përvojën e klientit.

Alketa Emini ka një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar dhe financiar, me ekspertizë në menaxhimin e riskut, riskun e kreditit, investimet, pajtueshmërinë rregullatore dhe qeverisjen korporative. Gjatë karrierës së saj ka mbajtur pozicione drejtuese në institucione financiare, duke kontribuar në forcimin e kuadrit të riskut dhe zhvillimin e praktikave të qëndrueshme të menaxhimit financiar. Ajo ka shërbyer gjithashtu si anëtare e bordeve mbikëqyrëse në institucione të ndryshme financiare.

Belma Lushi ka një eksperiencë të gjatë në sektorin bankar, me ekspertizë në bankingun retail, kanalet digjitale, shërbimin ndaj klientit dhe zhvillimin e produkteve retail. Gjatë karrierës së saj ka mbajtur pozicione drejtuese në funksione të ndryshme të bankingut retail, duke udhëhequr iniciativa për përmirësimin e përvojës së klientit, zgjerimin e kanaleve digjitale dhe zhvillimin e ofertave të produkteve. Aktualisht drejton funksionin Retail pranë Jet Bank, me fokus në rritjen e portofolit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve.

Me mbi 13 vite eksperiencë në marketing, komunikim dhe transformim digjital, Besiana Siliqi ka udhëhequr iniciativa strategjike që kanë forcuar pozicionimin e markave, përshpejtuar rritjen e biznesit dhe përmirësuar përvojën e klientit. Ekspertiza e saj përfshin ndërtimin e markës, reputacionin korporativ dhe zhvillimin e strategjive të qëndrueshme të rritjes në sektorë me zhvillim të shpejtë.

Melsen Caca ka një eksperiencë në sektorin bankar, financiar dhe korporativ, me ekspertizë në financë, raportim financiar, kontroll të brendshëm, planifikim strategjik, menaxhim performance dhe pajtueshmëri rregullatore. Gjatë karrierës së tij ka mbajtur pozicione drejtuese në institucione financiare dhe kompani të sektorit privat, duke kontribuar në forcimin e proceseve financiare, rritjen e efikasitetit operacional dhe përmirësimin e sistemeve të kontrollit të brendshëm. Ai ka gjithashtu eksperiencë në administrim projektesh dhe mbikëqyrje financiare.
Aplikacioni Jet.bank
Hapni llogari, transferoni para, menaxhoni kartat, kurseni dhe ndiqni çdo veprim bankar nga një aplikacion i vetëm. Jeni ju në kontroll të parave tuaja!
Jet Bank për iOS
iPhone-i juaj di të bëjë gjithçka dhe tashmë di edhe të bankojë. Hapni llogarinë, menaxhoni kartat dhe qëndroni në kontroll të çdo transaksioni me Jet Bank.
Jet Bank për Android
Jet Bank për telefonat Android sjell pagesa të shpejta, karta virtuale dhe kontroll të plotë financiar në pëllëmbë të dorës suaj.

