Paguaj online dhe në POS, në Shqipëri dhe jashtë saj, me 0 komision
Karta virtuale Jet Bank ju shoqëron kudo. Kryeni pagesa online, në dyqane apo përmes portofolit digjital, me siguri maksimale dhe kontroll të plotë nga aplikacioni.

Fleksibilitet & Kontroll
Kudo që ndodheni, në Shqipëri apo jashtë saj, karta virtuale e debitit Jet Bank ju ofron fleksibilitet dhe kontroll të plotë mbi çdo pagesë.
Karta virtuale në çast
Aktivizoni kartën virtuale pa tarifë lëshimi dhe pa tarifë mirëmbajtjeje, drejtpërdrejt nga aplikacioni. Lidheni me Apple Pay ose Google Pay dhe shpenzoni të sigurt direkt nga telefoni juaj.
Gati në pak sekonda
Merrni kartën tuaj virtuale Jet Bank direkt në aplikacion dhe përdoreni menjëherë për blerje online, pagesa në dyqane dhe pagesa me portofol digjital.
Siguria dhe kontrolli
Çdo kartë Jet Bank vjen me mbrojtje të integruar 24/7. Vendosni vetë limitet e shpenzimeve, bllokoni kartën menjëherë kur të dëshironi dhe merrni njoftime në çast për çdo aktivitet.
Pagesa nga telefoni
Lëreni portofolin në shtëpi. Shtoni kartën tuaj Jet Bank në Apple Pay ose Google Pay dhe shpenzoni të sigurt, kudo, nëpërmjet portofolëve digjitale.
Pagesa ndërkombëtare
Përdorni kartën tuaj Mastercard Debit Jet Bank për pagesa në POS dhe online në Shqipëri ose kudo në botë, njësoj sikur të jeni në shtëpinë tuaj.
5 tërheqje falas / muaj
Kryeni deri në 5 tërheqje falas në muaj nga ATM-të në Shqipëri dhe zgjidhni kartën në monedhën që preferoni: ALL ose EUR.
Pyetjet më të shpeshta
Gjithçka që duhet të dini rreth shpenzimeve me Jet Bank nëpërmjet kartave tona.
Po. Karta Virtuale Mastercard Debit Jet Bank nuk ka:
- tarifë lëshimi;
- tarifë mirëmbajtjeje;
- tarifë për vendosje ose ndryshim të PIN-it në aplikacion;
- tarifë zëvendësimi.
Pasi të lëshohet Karta Virtuale Mastercard Debit, mund ta aktivizoni atë direkt nga aplikacioni Jet Bank.
Për të aktivizuar kartën:
- hapni seksionin Menaxhimi i Kartave (Card Management)
- zgjidhni Kartën Virtuale Mastercard Debit
- klikoni "Aktivizo Tani"
- vendosni PIN-in e kartës
Kartën tuaj Virtuale Mastercard Debit të Jet Bank mund ta përdorni:
- për blerje online
- për pagesa në dyqane përmes Apple Pay ose Google Pay
- në Shqipëri dhe jashtë saj, kudo ku pranohen kartat Mastercard
- për tërheqje pa kontakt nga ATM-të që mbështesin këtë shërbim
Ju mund të hapni një llogari nëse jeni shtetas shqiptar apo i huaj nga një prej vendeve të përfshira në listë, me kusht që numri i telefonit të jetë i vlefshëm për marrjen e kodit njëpërdorimësh me SMS.
Po. Karta juaj e debitit virtuale Mastercard e Jet Bank mund të përdoret jashtë vendit kudo ku pranohet Mastercard. Në rastet kur monedha e transaksionit është e ndryshme nga monedha e kartës suaj, mund të aplikohen kursi i këmbimit valutor i zbatueshëm dhe çdo tarifë përkatëse.

Shkarko Tani Jet.bank
Hapni llogari, transferoni para, menaxhoni kartat, kurseni dhe ndiqni çdo veprim bankar nga një aplikacion i vetëm. Jeni ju në kontroll të parave tuaja!
Keni pyetje?
Na kontaktoni dhe ne do t'ju ndihmojmë të filloni.