Hapja e llogarisë
Ju lutemi, rishikoni me kujdes termat dhe kushtet e hapjes së llogarisë përpara se të vazhdoni me procesin e regjistrimit dhe konfigurimit të llogarisë suaj.

Hyrje
Si hapet një llogari me Jet Bank?
Hapja e llogarisë përfundon në mënyrë digjitale përmes aplikacionit Jet.Bank. Procesi përfshin përzgjedhjen e produktit, pranimin e kushteve, vendosjen e të dhënave personale, verifikimin përmes një kodi njëpërdorimësh, verifikimin e identitetit, kontrollet ligjore dhe rregullatore, nënshkrimin elektronik dhe krijimin e kredencialeve të hyrjes për në aplikacion.
Kush mund të hapë llogari?
Ju mund të hapni një llogari nëse jeni shtetas shqiptar, pavarësisht nga vendndodhja juaj, me kusht që shteti ku ndodheni të mbështesë dërgimin e kodit njëpërdorimësh me SMS.
Në cilat pajisje mund të hapet llogaria?
Hapja e llogarisë është e disponueshme vetëm përmes aplikacionit celular Jet Bank për telefonat Android dhe iOS.Versionet minimale të mbështetura janë:
- Android 8.0 ose më i ri;
- iOS 17 ose më i ri.
Çfarë të dhënash duhet të vendosni?
Gjatë aplikimit, do t'ju duhet të jepni informacione të tilla si:
- emri;
- emri i babait;
- mbiemri;
- datëlindja;
- numri i telefonit;
- adresa e banimit;
- shtetësia;
- profesioni;
- niveli i edukimit;
- burimi i të ardhurave;
- qëllimi i përdorimit të llogarisë;
- banka juaj kryesore, nëse zgjidhni ta deklaroni atë.
Si funksionon verifikimi me një kod njëpërdorimësh?
Për të vazhduar procesin, duhet të vendosni një kod 6-shifror të dërguar me SMS në numrin tuaj të telefonit. Ky hap shërben për të verifikuar numrin tuaj të telefonit dhe për të ruajtur aplikimin tuaj.
Çfarë ndodh pasi verifikoni kodin?
Pasi kodi verifikohet, informacioni i vendosur deri në atë moment ruhet automatikisht.Nëse e ndërprisni aplikimin, mund të vazhdoni më vonë nga hapi ku e keni lënë, përmes linkut të dërguar në adresën tuaj të email-it.
Si verifikohet identiteti?
Verifikimi i identitetit kryhet në distancë përmes Jumio, ofruesit të verifikimit të identitetit që përdoret nga Banka. Ju duhet të skanoni dokumentin tuaj të identifikimit dhe të kryeni një verifikim live të imazhit të fytyrës.Pranohen vetëm dokumente identifikimi të vlefshme dhe që nuk kanë skaduar, si:
- kartë identiteti;
- pasaportë.
Pse mund të dështojë verifikimi i identitetit?
Verifikimi mund të dështojë nëse dokumenti ka skaduar, imazhi është i paktartë, ka reflektim drite, dokumenti është i dëmtuar, të dhënat nuk mund të lexohen qartë, imazhi i fytyrës nuk përputhet me dokumentin, ndriçimi është i dobët ose ka probleme teknike gjatë procesit.
Çfarë ndodh nëse të dhënat nuk përputhen?
Nëse të dhënat që keni vendosur nuk përputhen me të dhënat e nxjerra nga dokumenti i identifikimit, aplikimi mund të dërgohet për rishikim nga Banka.
A duhet të pranoni Termat dhe Kushtet?
Po. Pranimi i Termave dhe Kushteve të Jet Bank është i detyrueshëm për hapjen e llogarisë dhe përdorimin e aplikacionit, shërbimeve digjitale dhe transaksioneve elektronike.
A duhet të pranoni Politikën e Privatësisë?
Po. Duhet të konfirmoni se keni lexuar dhe kuptuar Politikën e Privatësisë, e cila shpjegon se si mblidhen, përpunohen, ruhen dhe ndahen të dhënat tuaja personale.
A është i detyrueshëm pëlqimi për marketing?
Jo. Pëlqimi për marketing është opsional. Nëse nuk e jepni atë, kjo nuk ndikon në hapjen e llogarisë ose në qasjen në shërbimet bankare.
Pse kërkohet verifikimi i identitetit?
Verifikimi i identitetit kërkohet për të konfirmuar identitetin tuaj dhe për të përmbushur kërkesat ligjore e rregullatore për hapjen e llogarisë, përfshirë kërkesat për njohjen e klientit (KYC) dhe detyrimet kundër pastrimit të parave.
Çfarë ndodh nëse keni shtetësi të dyfishtë?
Nëse keni shtetësi të dyfishtë, duhet ta deklaroni atë gjatë aplikimit. Në varësi të shtetësisë dhe statusit tuaj tatimor, mund të kërkohen informacione shtesë.Nëse deklaroni shtetësi amerikane, mund t'ju kërkohet të plotësoni formularët tatimorë përkatës, bazuar në statusin tuaj si taksapagues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
A duhet të plotësoni një vetë-certifikim tatimor?
Po. Vetë-certifikimi i rezidencës tatimore duhet të plotësohet në çdo rast gjatë procesit të hapjes së llogarisë, si pjesë e kërkesave tatimore dhe rregullatore.Nëse deklaroni një shtetësi tjetër, mund të kërkohen gjithashtu formularë tatimorë shtesë, në varësi të statusit tuaj tatimor.
Çfarë është vetë-certifikimi i rezidencës tatimore?
Vetë-certifikimi i rezidencës tatimore është një deklaratë ku ju tregoni se në cilin shtet ose shtete jeni rezident tatimor. Ky informacion përdoret nga Banka për të përmbushur detyrimet e saj ligjore për raportimin tatimor dhe shkëmbimin automatik të informacionit financiar.
Cilët janë formularët tatimorë për shtetasit amerikanë?
Nëse deklaroni shtetësi amerikane, mund t'ju kërkohet të plotësoni formularë tatimorë shtesë:
- nëse nuk jeni taksapagues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të plotësoni formularin që deklaron statusin tuaj tatimor jo-amerikan;
- nëse jeni taksapagues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të plotësoni formularin që deklaron informacionin tuaj tatimor amerikan, duke përfshirë numrin tuaj të identifikimit tatimor, aty ku aplikohet.
Si nënshkruhen dokumentet?
Dokumentet kontraktuale nënshkruhen në mënyrë elektronike përmes një procesi nënshkrimi në përputhje me standardet eIDAS. Nënshkrimi elektronik ka vlefshmëri ligjore dhe vlerë provuese sipas legjislacionit në fuqi.Llogaria aktivizohet vetëm pasi të ketë përfunduar me sukses nënshkrimi elektronik i dokumenteve.
Cilët dokumente nënshkruhen?
Dokumentet që duhen nënshkruar varen nga produktet që përzgjidhni. Për shembull, ato mund të përfshijnë:
- kontratën e llogarisë rrjedhëse në Lekë;
- kontratën e llogarisë rrjedhëse në Euro;
- kushtet e kartës së debitit;
- dokumente tatimore ose rregullatore, aty ku kërkohet.
Si krijohen kredencialet e hyrjes?
Gjatë procesit të hapjes së llogarisë, ju krijoni emrin tuaj të përdoruesit (username) dhe fjalëkalimin për qasje në aplikacionin Jet Bank.Emri i përdoruesit duhet të jetë unik dhe nuk mund të ndryshohet më vonë.
Çfarë ndodh nëse harroni emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin?
Nëse harroni emrin e përdoruesit ose fjalëkalimin, mund të përdorni opsionin e rikuperimit të kredencialeve në aplikacion. Sistemi do t'ju udhëzojë në rikuperimin e emrit të përdoruesit ose krijimin e një fjalëkalimi të ri duke përdorur një kod njëpërdorimësh.
Çfarë statusesh mund të ketë aplikimi?
Aplikimi mund të ketë rezultatet e mëposhtme:
- Në rishikim – kur aplikimi kërkon verifikim manual;
- I miratuar – kur aplikimi miratohet;
- I refuzuar – kur aplikimi refuzohet.Ju do të njoftoheni për çdo status në aplikacion dhe me email.
Kur dërgohet aplikimi për rishikim manual?
Aplikimi mund të dërgohet për rishikim manual nëse ka një mospërputhje të dhënash, një problem me verifikimin e identitetit, sinjalizime nga kontrollet ligjore ose rregullatore, ose një nevojë për verifikim shtesë nga Banka.
A mund të refuzohet aplikimi automatikisht?
Po. Aplikimi mund të refuzohet automatikisht nëse verifikimi i identitetit nuk përfundon me sukses, ose nëse kontrollet ligjore, rregullatore, të sigurisë ose të përputhshmërisë tregojnë se aplikimi nuk mund të procedojë.
Si njoftoheni për rezultatin?
Rezultati i aplikimit shfaqet në aplikacion dhe gjithashtu dërgohet me email në adresën e regjistruar gjatë procesit.
Çfarë duhet të kontrolloni përpara se të vazhdoni?
Përpara se të dorëzoni aplikimin, sigurohuni që:
- të dhënat tuaja personale janë të sakta;
- numri juaj i telefonit dhe adresa e email-it janë aktive;
- dokumenti juaj i identifikimit është i vlefshëm dhe nuk ka skaduar;
- adresa juaj është e plotë;
- deklaratat e shtetësisë dhe rezidencës tatimore janë të sakta;
- keni lexuar dhe kuptuar dokumentet që pranoni dhe nënshkruani.
Aplikacioni Jet.bank
Hapni llogari, transferoni para, menaxhoni kartat, kurseni dhe ndiqni çdo veprim bankar nga një aplikacion i vetëm. Jeni ju në kontroll të parave tuaja!
Jet Bank për iOS
iPhone-i juaj di të bëjë gjithçka dhe tashmë di edhe të bankojë. Hapni llogarinë, menaxhoni kartat dhe qëndroni në kontroll të çdo transaksioni me Jet Bank.
Jet Bank për Android
Jet Bank për telefonat Android sjell pagesa të shpejta, karta virtuale dhe kontroll të plotë financiar në pëllëmbë të dorës suaj.

