Termat dhe Kushtet

Politikat e Cookie

Lexoni politikën e cookies të Jet Bank për të kuptuar se si përdoren cookies, çfarë të dhënash mbledhin ato dhe si mund të menaxhoni pëlqimin dhe preferencat tuaja.

Politika e Cookie

Website-i i Jet Bank Sh.A. përdor cookies dhe teknologji të ngjashme për të siguruar funksionimin korrekt dhe të sigurt të faqes, për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe, vetëm pas dhënies së pëlqimit tuaj të shprehur, për të kryer analiza statistikore mbi përdorimin e website-it.

Cookies janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjen tuaj (kompjuter, tablet, telefon) kur vizitoni website-in tonë. Ato na lejojnë të njohim pajisjen tuaj, të mbajmë mend preferencat tuaja dhe të garantojmë që website-i funksionon në mënyrë të qëndrueshme dhe të sigurt.

Jet përdor vetëm:

  • cookies teknike dhe funksionale, të cilat janë të domosdoshme për funksionimin bazë të website-it dhe nuk kërkojnë pëlqim paraprak; dhe
  • cookies analitike, të cilat përdoren për të mbledhur informacion statistikor të agreguar dhe anonim mbi mënyrën se si përdoret website-i (p.sh. numri i vizitorëve, faqet më të vizituara), vetëm nëse ju jepni pëlqimin tuaj përmes mekanizmit të menaxhimit të cookies.

Website-i nuk përdor cookies për qëllime marketingu ose profilimi pa pëlqimin tuaj të veçantë dhe nuk aktivizon asnjë cookie jo-thelbësore përpara dhënies së këtij pëlqimi.

Ju keni të drejtë të pranoni, refuzoni ose të menaxhoni preferencat tuaja për cookies në çdo kohë, përmes banner-it të cookies ose cilësimeve të shfletuesit tuaj. Refuzimi i cookies jo-thelbësore nuk ndikon në aksesin tuaj në website apo në funksionalitetet kryesore të tij.

Për më shumë informacion mbi llojet e cookies që përdorim,qëllimet e tyre dhe kohëzgjatjen e ruajtjes, ju lutemi referojuni seksioneve përkatëse të kësaj Cookie Policy ose na kontaktoni në adresën e email-it të publikuar për çështjet e privatësisë.

ÇFARË JANË COOKIES

Cookies janë skedarë të vegjël teksti që ruhen në pajisjentuaj kur vizitoni një website. Ato ndihmojnë website-in të funksionojë siç duhet, të mbajë mend preferencat tuaja dhe të përmirësojë përvojën e përdorimit.

Cookies mund të përdoren për:

  • funksionimin teknik të website-it;
  • përmirësimin e përvojës së përdoruesit;
  • mbledhjen e të dhënave statistikore të agreguara dhe anonime, kur kjo lejohet nga përdoruesi.

Cookies nuk përmbajnë viruse dhe, në parim, nuk identifikojnë drejtpërdrejt individët. Ato mund të jenë cookies sesioni (fshihen kur mbyllet shfletuesi) ose cookies të përhershme (ruhen për njëperiudhë të caktuar).

Për cookies që nuk janë thelbësore për funksionimin ewebsite-it, përdorimi i tyre bëhet vetëm pas dhënies së pëlqimit tuaj, i cilimund të tërhiqet në çdo kohë.

LLOJET E COOKIES

Website-i i Jet Bank përdor kategori të ndryshme cookies, të cilat shërbejnë për funksione të ndryshme dhe përdoren në përputhje me zgjedhjet tuaja.

  • Cookies teknike (të domosdoshme). Këto cookies janë të nevojshme për funksionimin korrekt dhe të sigurt të website-it. Ato mundësojnë, ndër të tjera, navigimin në faqe, aksesin në funksionalitete bazike dhe ruajtjen e cilësimeve teknike. Këto cookies aktivizohen automatikisht dhe nuk kërkojnë pëlqimin tuaj, pasi pa to website-i nuk mund të funksionojë siç duhet.
  • Cookies analitike (opsionale). Këto cookies përdoren për të mbledhur informacion statistikor të përgjithshëm dhe të anonimizuar mbi mënyrën se si përdoret website-i (p.sh. numri i vizitorëve, faqet më të vizituara), me qëllim përmirësimin e performancës dhe përvojës së përdoruesit. Cookies analitike aktivizohen vetëm pas dhënies së pëlqimit tuaj të shprehur dhe nuk përdoren për identifikimin individual të përdoruesve ose për qëllime marketingu.
MENAXHIMI I PËLQIMIT

Kur vizitoni website-in e Jet Bank për herë të parë, jushfaqet një banner për menaxhimin e cookies, përmes të cilit ju informoheni mbi përdorimin e cookies dhe ju jepet mundësia të bëni zgjedhjet tuaja në mënyrë të lirë dhe të informuar.

Përmes këtij mekanizmi, ju mund të:

  • pranoni të gjitha cookies;
  • refuzoni cookies që nuk janë të domosdoshme për funksionimin e website-it; ose
  • menaxhoni preferencat tuaja, duke zgjedhur në mënyrë specifike cilat kategori cookies dëshironi të aktivizoni.

Cookies që nuk janë thelbësore për funksionimin e website-it nuk aktivizohen përpara dhënies së pëlqimit tuaj të shprehur. Zgjedhjet tuaja për cookies respektohen në çdo vizitë dhe ruhen për një periudhë të caktuar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Ju keni të drejtë të ndryshoni ose tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, përmes opsioneve të menaxhimit të cookies të disponueshme në website ose përmes cilësimeve të shfletuesit tuaj. Tërheqja ose ndryshimi i pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara këtij veprimi.

Refuzimi i cookies jo-thelbësore nuk kufizon aksesin tuaj në website dhe nuk ndikon në funksionalitetet bazike të tij.

Full name
Job title, Company name
Current Account Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange ALB ENG