Apple Pay & Google Pay
Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni me kujdes Termat dhe Kushtet e plotë të shërbimit.

Çfarë janë Apple Pay dhe Google Pay?
Apple Pay dhe Google Pay janë shërbime të portofolit digjital që ju lejojnë të paguani me kartën tuaj të debitit Jet Bank Mastercard duke përdorur telefonin, orën inteligjente ose një pajisje tjetër të mbështetur.
Ju mund t'i përdorni ato për pagesa pa kontakt (contactless) në dyqane, si dhe për pagesa në aplikacione dhe në internet, kudo që këto metoda pagese pranohen.
Çfarë është tokenizimi i kartës?
Tokenizimi i kartës është një teknologji sigurie që zëvendëson numrin tuaj real të kartës me një numër digjital unik, i cili quhet token.
Ky token është i lidhur me kartën tuaj Jet Bank, por është i ndryshëm nga numri juaj aktual i kartës. Kur paguani me Apple Pay ose Google Pay, të dhënat tuaja reale të kartës nuk ndahen me tregtarin.
Kjo ndihmon në mbrojtjen e informacionit të kartës suaj dhe i bën pagesat digjitale më të sigurta.
Pse është i rëndësishëm tokenizimi?
Tokenizimi ndihmon në mbrojtjen e kartës suaj sepse numri juaj real i kartës nuk përdoret gjatë pagesës.
Në vend të kësaj, pagesa përpunohet duke përdorur një token digjital të krijuar për pajisjen tuaj. Kjo do të thotë se edhe nëse tregtari merr informacionin e pagesës, ai nuk merr numrin tuaj real të kartës.
A ruhet numri im real i kartës në pajisje?
Jo. Numri juaj real i kartës nuk ruhet në pajisjen tuaj dhe nuk ndahet me tregtarët kur paguani me Apple Pay ose Google Pay.
Në vend të kësaj, përdoret një token digjital unik.
Pse duhet të përdor Apple Pay ose Google Pay?
Ju mund të përdorni Apple Pay ose Google Pay për të paguar më shpejt, më sigurt dhe më komoditet.
Me Apple Pay ose Google Pay, ju mund të:
- paguani pa pasur nevojë të mbani kartën tuaj fizike;
- paguani pa kontakt (contactless) në dyqane;
- paguani online ose në aplikacione kudo që pranohen;
- mbroni të dhënat e kartës suaj përmes tokenizimit;
- konfirmoni pagesat duke përdorur sigurinë e pajisjes suaj, si Face ID, gjurmë gishtash (fingerprint), kod kalimi (passcode) ose një metodë tjetër të mbështetur autentikimi.
Cilat karta të Jet Bank mund të shtohen?
Ju mund të shtoni karta debiti të vlefshme Jet Bank Mastercard në Apple Pay ose Google Pay.
Disponueshmëria mund të varet nga lloji i kartës, pajisja, sistemi operativ, rregullat e ofruesit të portofolit digjital dhe kriteret e kualifikimit të Jet Bank.
Si mund ta shtoj kartën time Jet Bank në Apple Pay ose Google Pay?
Ju mund ta shtoni kartën tuaj Jet Bank në dy mënyra:
- direkt nga aplikacioni Jet Bank; ose
- manualisht nga Apple Wallet ose Google Wallet.
Shtimi i kartës nga aplikacioni Jet Bank është opsioni i rekomanduar, pasi karta është tashmë e lidhur me profilin tuaj në Jet Bank dhe procesi është më i shpejtë.
Shtimi manual është gjithashtu i disponueshëm, aty ku mbështetet, nëse zgjidhni ta shtoni kartën direkt nga Apple Wallet ose Google Wallet.
Si ta shtoj kartën time Jet Bank në Apple Pay nga aplikacioni Jet Bank?
- Hapni aplikacionin Jet Bank.
- Shkoni te Karta (Cards).
- Zgjidhni kartën që dëshironi të shtoni.
- Prekni Shto në Apple Wallet (Add to Apple Wallet).
- Ndiqni udhëzimet e shfaqura nga Apple.
- Pasi karta të jetë shtuar, mund të filloni të paguani me Apple Pay.
Si ta shtoj kartën time Jet Bank manualisht nga Apple Wallet?
Ju gjithashtu mund ta shtoni kartën tuaj Jet Bank direkt nga Apple Wallet.
- Hapni aplikacionin Apple Wallet në iPhone tuaj.
- Prekni butonin +.
- Zgjidhni Kartë Debiti ose Krediti (Debit or Credit Card).
- Skanoni kartën tuaj Jet Bank ose vendosni të dhënat e kartës manualisht.
- Rishikoni dhe pranoni termat dhe kushtet në fuqi.
- Përfundoni procesi e verifikimit të kërkuar nga Jet Bank.
- Pasi të verifikohet, karta juaj do të shtohet në Apple Pay dhe do të jetë gati për përdorim.
Për arsye sigurie, Jet Bank mund t'ju kërkojë të konfirmoni shtimin e kartës përmes një hapi autentikimi, si p.sh. me një kod njëpërdorimësh (OTP), konfirmim brenda aplikacionit (in-app) ose një metodë tjetër verifikimi të vënë në dispozicion nga Banka.
Si ta shtoj kartën time Jet Bank në Google Pay nga aplikacioni Jet Bank?
- Hapni aplikacionin Jet Bank.
- Shkoni te Karta (Cards).
- Zgjidhni kartën që dëshironi të shtoni.
- Prekni Shto në Google Pay (Add to Google Pay).
- Ndiqni udhëzimet e shfaqura nga Google.
- Pasi karta të jetë shtuar, mund të filloni të paguani me Google Pay.
Si ta shtoj kartën time Jet Bank manualisht nga Google Wallet?
Ju gjithashtu mund ta shtoni kartën tuaj Jet Bank direkt nga Google Wallet.
- Hapni aplikacionin Google Wallet në pajisjen tuaj Android.
- Prekni Shto në Portofol (Add to Wallet).
- Zgjidhni Kartë pagese (Payment card).
- Skanoni kartën tuaj Jet Bank ose vendosni të dhënat e kartës manualisht.
- Rishikoni dhe pranoni termat dhe kushtet në fuqi.
- Përfundoni procesin e verifikimit të kërkuar nga Jet Bank.
- Pasi të verifikohet, karta juaj do të shtohet në Google Pay dhe do të jetë gati për përdorim.
Për arsye sigurie, Jet Bank mund t'ju kërkojë të konfirmoni shtimin e kartës përmes një hapi autentikimi, si p.sh. me një kod njëpërdorimësh (OTP), konfirmim brenda aplikacionit (in-app) ose një metodë tjetër verifikimi të vënë në dispozicion nga Banka.
Pse duhet ta verifikoj kartën kur e shtoj manualisht?
Kur e shtoni kartën tuaj manualisht, Jet Bank mund të ketë nevojë të konfirmojë se ju jeni mbajtësi legjitim i kartës përpara se karta të mund të aktivizohet në Apple Pay ose Google Pay.
Ky verifikim ju mbron nga përdorimi i paautorizuar i kartës.
Kur mund të dështojë shtimi manual i kartës?
Karta juaj mund të mos shtohet manualisht nëse:
- të dhënat e kartës janë vendosur gabim;
- karta është e bllokuar, joaktive, ka skaduar ose është anuluar;
- pajisja nuk mbështetet;
- shërbimi i portofolit digjital nuk është i disponueshëm në pajisjen tuaj;
- procesi i verifikimit nuk është përfunduar;
- shtimi i kartës është bllokuar për arsye sigurie, parandalimi të mashtrimit, ose për arsye ligjore dhe rregullatore.
Kudo mund të paguaj me Apple Pay ose Google Pay?
Ju mund të paguani kudo ku pranohen pagesat pa kontakt (contactless), si dhe në aplikacione dhe dyqane online që mbështesin Apple Pay ose Google Pay.
Gjatë pagesës në arkë, kërkoni për simbolin e pagesave pa kontakt, shenjën e Apple Pay ose shenjën e Google Pay.
A mund t'i përdor Apple Pay ose Google Pay jashtë shtetit?
Po. Ju mund të përdorni Apple Pay ose Google Pay jashtë shtetit kudo që këto metoda pagese pranohen.
Nëse transaksioni kryhet në një monedhë të ndryshme nga monedha e kartës ose e llogarisë suaj, mund të aplikohet konvertimi i monedhës sipas kursit të këmbimit dhe tarifave në fuqi të Jet Bank.
A funksionon Apple Pay ose Google Pay pa internet?
Në shumë raste, pagesat pa kontakt me Apple Pay ose Google Pay mund të funksionojnë edhe nëse pajisja juaj nuk ka një lidhje aktive interneti në momentin e pagesës.
Megjithatë, lidhja me internetin mund të kërkohet për të shtuar kartën në portofol, për të përfunduar verifikimin fillestar, për të marrë përditësime sigurie ose për të kryer disa transaksione specifike.
A aplikohen të njëjtat limite karte?
Po. Pagesat e kryera me Apple Pay ose Google Pay përdorin limitet e kartës suaj Jet Bank.
Kjo do të thotë se transaksionet me portofol llogariten brenda limiteve ditore dhe mujore të kartës, në përputhje me limitet e kartës suaj dhe rregullat e sigurisë së Bankës.
A janë falas pagesat me Apple Pay bashkë me Google Pay?
Jet Bank nuk aplikon komision për shtimin e kartës suaj në Apple Pay ose Google Pay.
Komisionet standarde për kartën, llogarinë, konvertimin e monedhës ose ato që lidhen me tregtarin mund të aplikohen në varësi të llojit të transaksionit dhe tarifave në fuqi të Jet Bank.
Çfarë ndodh nëse humbas telefonin tim?
Nëse humbni telefonin ose pajisjen ku është shtuar karta juaj Jet Bank, numri juaj real i kartës nuk ekspozohet.
Ju mund të:
- bllokoni kartën tuaj nga aplikacioni Jet Bank;
- hiqni kartën nga Apple Wallet ose Google Wallet;
- përdorni shërbimet e Apple ose Google për të bllokuar, lokalizuar ose fshirë pajisjen tuaj;
- kontaktoni Jet Bank për mbështetje të mëtejshme.
Pagesat nuk mund të kryhen pa autentikimin e kërkuar të pajisjes, si Face ID, gjurmë gishtash, kod kalimi ose një metodë tjetër sigurie të mbështetur.
Çfarë ndodh nëse bllokoj kartën time në aplikacionin Jet Bank?
Nëse bllokoni kartën tuaj në aplikacionin Jet Bank, përdorimi i asaj karte për pagesa, përfshirë pagesat me Apple Pay ose Google Pay, mund të ndalohet në përputhje me rregullat e Bankës.
A mund ta heq kartën time nga Apple Wallet ose Google Wallet?
Po. Ju mund ta hiqni kartën tuaj nga Apple Wallet ose Google Wallet në çdo kohë.
Heqja e kartës nga portofoli digjital nuk e mbyll apo anulon kartën tuaj Jet Bank. Kjo vetëm ndalon përdorimin e asaj karte për Apple Pay ose Google Pay në atë pajisje specifike.
A mund ta përdor ende kartën time fizike ose virtuale?
Po. Shtimi i kartës suaj në Apple Pay ose Google Pay nuk ndikon në përdorimin e kartës suaj fizike ose virtuale Jet Bank.
Ju mund të vazhdoni të përdorni kartën tuaj sipas termave, limiteve dhe statusit të saj normal.
A mund ta shtoj të njëjtën kartë në më shumë se një pajisje?
Po, në varësi të rregullave të Apple Pay, Google Pay dhe Jet Bank, e njëjta kartë mund të shtohet në më shumë se një pajisje të mbështetur.
Për arsye sigurie, çdo pajisje merr një token të veçantë. Kjo do të thotë se të dhënat e kartës suaj reale mbeten të mbrojtura dhe çdo pajisje menaxhohet veçmas.
Çfarë ndodh nëse karta ime rinovohet ose zëvendësohet?
Nëse karta juaj Jet Bank rinovohet, zëvendësohet ose anulohet, karta në Apple Pay ose Google Pay mund të duhet të përditësohet ose të shtohet përsëri.
In disa raste, përditësimi mund të ndodhë automatikisht. Në raste të tjera, portofoli digjital ose aplikacioni Jet Bank mund t'ju kërkojë ta shtoni kartën përsëri.
Kur mund të mos funksionojë një pagesë?
Një pagesë me Apple Pay ose Google Pay mund të mos përfundojë nëse:
- tregtari nuk pranon pagesa pa kontakt ose me portofol digjital;
- karta është e bllokuar, ka skaduar, është anuluar ose është joaktive;
- nuk ka fonde të mjaftueshme në llowari;
- limiti i kartës është tejkaluar;
- pajisja nuk mbështetet;
- kërkohet verifikim shtesë i sigurisë;
- transaksioni refuzohet për arsye sigurie, parandalimi të mashtrimit, ose për arsye ligjore dhe rregullatore.
E rëndësishme për t'u ditur
Apple Pay and Google Pay ofrohen nga palë të treta. Përdorimi i tyre mund të jetë subjekt i termave dhe kushteve të Apple, Google, Jet Bank, Mastercard dhe tregtarit përkatës.
Disponueshmëria mund të varet nga pajtueshmëria e pajisjes, versioni i sistemit operativ, shteti, lloji i kartës dhe pranimi nga ana e tregtarit.
Aplikacioni Jet.bank
Hapni llogari, transferoni para, menaxhoni kartat, kurseni dhe ndiqni çdo veprim bankar nga një aplikacion i vetëm. Jeni ju në kontroll të parave tuaja!
Jet Bank për iOS
iPhone-i juaj di të bëjë gjithçka dhe tashmë di edhe të bankojë. Hapni llogarinë, menaxhoni kartat dhe qëndroni në kontroll të çdo transaksioni me Jet Bank.
Jet Bank për Android
Jet Bank për telefonat Android sjell pagesa të shpejta, karta virtuale dhe kontroll të plotë financiar në pëllëmbë të dorës suaj.

