Termat dhe Kushtet

Informacioni Ligjor

Mësoni më shumë rreth licencimit, qeverisjes korporative, sigurimit të depozitave, praktikave të privatësisë, të drejtave të klientit dhe informacionit mbi pajtueshmërinë rregullatore të Jet Bank.

Informacion Ligjor dhe Rregullator

Informacion mbi statusin ligjor, licencimin dhembikëqyrjen e Banka Jet SH.A.

Informacion Ligjor dhe Rregullator
Lorem ipsum dolor sit amet
$19/mo
Includes:
Kategori
Informacioni
Emri i plotë ligjor  
Banka Jet SH.A
Emri tregtar  
Jet Bank
Forma ligjore  
Shoqëri Aksionare — SH.A.
NIPT
M51923013I
Adresa
Sheshi Italia, Lake Park Central (Hotel Mak Albania), Godina B3, Kati 2
Kontakti
044507777, info@jet-bank.com
Licenca bankare  
Nr. 20, date 31.03.2026
Autoriteti licencues dhe mbikëqyrës  
Banka e Shqipërisë

Banka Jet SH.A, që operon nën emrin tregtar “Jet Bank”, është bankë e licencuar nga Banka e Shqipërisë me Licencë Nr. 20, datë 31.03.2026, dhe i nënshtrohet rregullimit dhe mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë.

Licencimi dhe mbikëqyrja

Banka Jet SH.A ushtron veprimtari bankare në Republikën e Shqipërisë në bazë të licencës së dhënë nga Banka e Shqipërisë dhe në përputhje me legjislacionin bankar, aktet rregullatore dhe kërkesat mbikëqyrëse të zbatueshme.

Mbrojtja e të dhënave personale

Kush është përgjegjës për të dhënat e mia personale?

Banka Jet SH.A është kontrolluesi i të dhënave tuaja personale. Kjo do tëthotë se Banka përcakton qëllimet dhe mënyrën se si të dhënat tuaja personale mblidhen, përdoren, ruhen dhe mbrohen, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale.

Pse i përpunon Banka të dhënat e mia personale?

Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale për të mundësuar identifikimin dhe verifikimin tuaj, hapjen dhe administrimin e llogarisë, ofrimin e produkteve dhe shërbimeve bankare, kryerjen e transaksioneve, komunikimin me ju dhe përmbushjen e detyrimeve tona ligjore dhe rregullatore.

Të dhënat mund të përdoren gjithashtu për qëllime sigurie, parandalimin e mashtrimit, parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, kontrollin ndaj listave të sanksioneve, si dhe për menaxhimin e riskut dhe mbrojtjen e interesave të ligjshme të Bankës dhe klientëve të saj.

Çfarë lloj të dhënash mund të përpunojë Banka?

Në varësi të produktit ose shërbimit që përdorni, Banka mund të përpunojë të dhëna identifikimi, të dhëna kontakti, të dhëna financiare, të dhëna mbi transaksionet, dokumente ose informacione të nevojshme për verifikimin tuaj, sidhe të dhëna të tjera që kërkohen nga ligji ose janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve bankare.

Ne përpunojmë vetëm të dhënat që janë të nevojshme për qëllimet përkatëse dhe i ruajmë ato për aq kohë sa kërkohet nga ligji, nga marrëdhënia kontraktore me ju ose nga interesat e ligjshme të Bankës.

A i ndan Banka të dhënat e mia me palë të treta?

Po, në raste të caktuara. Banka mund të ndajë të dhënat tuaja personale me ofrues shërbimesh, përpunues të autorizuar, partnerë kontraktorë, banka korrespondente, sisteme pagesash, ofrues teknologjie, konsulentë profesionalë, autoritete publike, rregullatore ose ligjzbatuese, kur kjo është e nevojshme dhe e lejuar nga ligji.

Çdo ndarje e të dhënave kryhet vetëm për qëllime të ligjshme, në masën e nevojshme dhe duke zbatuar masa të përshtatshme sigurie dhe konfidencialiteti.

A mund t’i aksesoj ose korrigjoj të dhënat e mia?

Po. Ju keni të drejtë të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale dhe, kur është e nevojshme, të kërkoni korrigjimin ose përditësimin e tyre. Nëse vëreni se ndonjë e dhënë është e pasaktë ose jo e plotë, mund të na kontaktoni për ta korrigjuar atë.

Në raste të caktuara, ju mund të kërkoni gjithashtu fshirjen, kufizimin e përpunimit, kundërshtimin ndaj përpunimit ose transferimin e të dhënave tuaja, në përputhje me kushtet dhe kufizimet e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

A mund të kundërshtoj përpunimin e të dhënave të mia?

Në disa raste, po. Ju mund të kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuajapersonale kur përpunimi bazohet në interesin e ligjshëm të Bankës ose kur të dhënat përdoren për qëllime të caktuara komunikimi apo marketingu, nëse aplikohet.

Megjithatë, në raste të caktuara Banka mund të jetë e detyruar të vazhdojë përpunimin ose ruajtjen e të dhënave tuaja për shkak të detyrimeve ligjore, rregullatore, kontraktore ose për qëllime të sigurisë dhe parandalimit të mashtrimit.

Si i mbron Banka të dhënat e mia?

Banka zbaton masa teknike, organizative dhe sigurie për të mbrojtur të dhënat personale nga aksesi i paautorizuar, humbja, keqpërdorimi, ndryshimi ose publikimi i paautorizuar. Këto masa përfshijnë kontrolle të aksesit, sisteme sigurie, procedura të brendshme, monitorim dhe kufizim të përpunimit vetëm për personat që kanë nevojë të ligjshme për akses.

Me kë mund të kontaktoj përpyetje mbi të dhënat personale?

Për çdo pyetje, kërkesë ose ankesë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, mund të kontaktoni Bankën në adresën:

dpo@jet-bank.com

Banka do të shqyrtojë kërkesën tuaj dhe do t’ju përgjigjet në përputhje me afatet dhe procedurat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Ku mund të lexoj më shumë?

Për më shumë informacion mbi mënyrën se si Banka mbledh, përdor, ruan dhembron të dhënat tuaja personale, ju lutemi lexoni Politikën e Privatësisë të Bankës.

Parandalimi i Pastrimit të Parave, Financimit të Terrorizmit dhe Zbatimi i Sanksioneve

Pse Banka kërkon informacion për identifikimin tim?

Banka Jet SH.A ka detyrimin ligjor dhe rregullator të identifikojë dheverifikojë klientët e saj përpara hapjes së llogarisë ose ofrimit të produkteve dhe shërbimeve bankare.

Ky proces na ndihmon të konfirmojmë identitetin tuaj, të kuptojmë qëllimin e marrëdhënies bankare dhe të sigurohemi që shërbimet tona përdoren në mënyrë të ligjshme, të sigurt dhe në përputhje me kërkesat për parandalimin e pastrimit të parave, financimit të terrorizmit, mashtrimit dhe shkeljes sësanksioneve.

Çfarë informacioni mund të më kërkojë Banka?

Në varësi të produktit ose shërbimit që kërkoni, profilit tuaj të riskut dhe kërkesave ligjore në fuqi, Banka mund t’ju kërkojë të dhëna identifikimi,dokumente mbështetëse, informacion mbi adresën, profesionin, burimin e të ardhurave, burimin e fondeve, qëllimin e përdorimit të llogarisë, si dhe çdo informacion tjetër që është i nevojshëm për përmbushjen e detyrimeve tona ligjore dhe rregullatore.

Në raste të caktuara, Banka mund të kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë edhe pas hapjes së llogarisë, për të përditësuar të dhënat, për të verifikuar transaksione të caktuara ose për të përmbushur detyrime të vazhdueshme monitorimi.

Pse Banka monitoron transaksionet?

Banka monitoron transaksionet dhe aktivitetin e llogarive për të identifikuar, parandaluar dhe menaxhuar rreziqet që lidhen me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, mashtrimin, evazionin fiskal, shkeljen e sanksioneve ose përdorimin e paautorizuar të produkteve dhe shërbimeve bankare.

Monitorimi kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi, profilin eklientit, natyrën e marrëdhënies bankare dhe informacionin që Banka disponon për qëllimin dhe mënyrën e përdorimit të llogarisë.

A kontrollon Banka listat e sanksioneve?

Po. Banka kryen kontrolle ndaj listave të sanksioneve, listave të persona vetë ekspozuar politikisht, listave të tjera të zbatueshme dhe burimeve të tjeratë informacionit, kur kjo kërkohet ose lejohet nga legjislacioni dhe standardet rregullatore.

Këto kontrolle mund të kryhen për klientët, përfaqësuesit e tyre, përfituesit fundorë, palët e përfshira në transaksione, si dhe për çdo personose subjekt tjetër që lidhet me marrëdhënien bankare ose me përdorimin e produkteve dhe shërbimeve të Bankës.

Cilat aktivitete nuk lejohen?

Produktet dhe shërbimet e Bankës nuk mund të përdoren për qëllime të paligjshme, përfshirë pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, shmangien ose shkeljen e sanksioneve, mashtrimin, evazionin fiskal, financimin e aktiviteteve kriminale, përdorimin e fondeve me origjinë të paligjshme ose çdo aktivitet tjetër të ndaluar nga legjislacioni në fuqi.

Banka mund të vendosë kufizime shtesë për kategori të caktuara klientësh, transaksionesh, vendesh, aktivitetesh ose produktesh, në përputhje me politikate saj të brendshme, vlerësimin e riskut dhe kërkesat ligjore e rregullatore.

Çfarë ndodh nëse informacionii kërkuar nuk jepet?

Nëse informacioni ose dokumentacioni i kërkuar nuk jepet, është i pasaktë, i paplotë, i paqartë ose nuk mund të verifikohet, Banka mund të mos jetë në gjendje të hapë llogarinë, të ofrojë një produkt ose shërbim, të ekzekutojë një transaksion ose të vazhdojë marrëdhënien bankare.

Në raste të tilla, Banka rezervon të drejtën të refuzojë kërkesën, të kufizojë përdorimin e llogarisë ose shërbimeve, të pezullojë ose ndërpresë marrëdhënien me klientin, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet kontraktore të zbatueshme.

A mund të refuzojë Banka një transaksion?

Po. Banka mund të refuzojë, pezullojë, vonojë ose mos ekzekutojë një transaksion kur kjo kërkohet ose lejohet nga ligji, nga aktet rregullatore, ngapolitikat e saj të brendshme, nga kërkesat për sanksione, ose kur transaksioni paraqet rrezik të papranueshëm për Bankën.

Në raste të caktuara, Banka mund të kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë përpara se të vendosë nëse transaksioni mund të kryhet.

A mund të raportojë Banka pranë autoriteteve?

Po. Kur ligji e kërkon ose e lejon, Banka mund të raportojë pranë autoriteteve kompetente informacione, të dhëna, veprime, transaksione ose dyshime të lidhura me pastrimin e parave, financimin e terrorizmit, mashtrimin, shkeljen e sanksioneve ose aktivitete të tjera të paligjshme.

Në këto raste, Banka vepron në përputhje me detyrimet ligjore dhe rregullatore dhe mund të jetë e kufizuar në informacionin që mund t’i japë klientit në lidhje me masat e marra ose raportimet e kryera.

A mund të ndryshojnë këto kontrolle me kalimin e kohës?

Po. Banka mund të përditësojë, ndryshojë ose zgjerojë kontrollet, kërkesat për informacion, kufizimet dhe procedurat e saj të brendshme për të reflektuar ndryshime në legjislacion, kërkesa rregullatore, standarde ndërkombëtare, vlerësime të riskut ose praktika të sigurisë bankare.

Këto masa synojnë të mbrojnë Bankën, klientët e saj dhe integritetin esistemit financiar.

Kujdesi ndaj klientit dhe trajtimi i ankesave

Pse është i rëndësishëmkujdesi ndaj klientit?

Banka Jet SH.A i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënies me klientët dhe synon të ofrojë shërbime bankare profesionale, të sigurta, transparente dhe të përshtatura me nevojat e tyre.

Ne vlerësojmë çdo mendim, sugjerim apo shqetësim që lidhet me produktet dheshërbimet tona, pasi këto na ndihmojnë të përmirësojmë vazhdimisht cilësinë e shërbimit, proceset e brendshme dhe mënyrën e komunikimit me klientët.

Çfarë konsiderohet ankesë?

Ankesë konsiderohet çdo pakënaqësi, shqetësim apo reagim i paraqitur nga klienti në lidhje me produktet ose shërbimet e Bankës, mënyrën e ofrimit tëtyre, proceset e ndjekura, komunikimin me Bankën ose sjelljen e stafit të saj.

Ankesa mund të lidhet, ndër të tjera, me hapjen ose përdorimin e llogarisë,transaksionet, kartën bankare, aplikacionin, tarifat, komunikimin, vonesat, cilësinë e shërbimit ose çdo aspekt tjetër të marrëdhënies bankare.

Çfarë konsiderohet sugjerim?

Sugjerim konsiderohet çdo ide, propozim apo opinion i paraqitur nga klienti, i cili mund të ndihmojë Banka Jet SH.A në përmirësimin e produkteve, shërbimeve, proceseve, funksionaliteteve digjitale ose mënyrës së komunikimit me klientët.

Sugjerimet nuk trajtohen domosdoshmërisht si ankesa, por shqyrtohen nga Banka si pjesë e përpjekjeve të saj për të përmirësuar vazhdimisht eksperiencën e klientit.

Si mund të paraqes një ankesë ose sugjerim?

Për çdo ankesë, sugjerim apo shqetësim lidhur me produktet dhe shërbimet tona, klientët mund të na kontaktojnë nëpërmjet kanaleve të mëposhtme:

E-mail: info@jet-bank.com

Telefon: 044507777

Adresa e Bankës: Sheshi Italia, Lake Park Central, HotelMak Albania, Godina B3, Kati i Dytë, Tiranë, Shqipëri.

Në varësi të natyrës së kërkesës, Banka mund t’ju kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë për të identifikuar saktë çështjen dhe për ta trajtuar atë në mënyrë të plotë.

Çfarë informacioni duhet të përfshij në ankesë?

Për të na ndihmuar në trajtimin sa më të shpejtë dhe të saktë të ankesës, rekomandohet që ankesa të përmbajë:

emrin dhe mbiemrin e klientit, të dhënat e kontaktit, përshkrimin e çështjes, datën kur ka ndodhur ngjarja, produktin ose shërbimin me të cilin lidhet ankesa, si dhe çdo dokument ose informacion mbështetës që mund tëndihmojë në shqyrtimin e saj.

Brenda sa kohe do të marr përgjigje?

Pas marrjes së ankesës, Banka Jet SH.A e shqyrton atë me kujdes dhe kthen përgjigje me shkrim brenda një afati prej 15 ditë pune.

Përgjigjja mund të jepet nëpërmjet e-mail-it, letrës zyrtare, aplikacionit të Bankës ose një kanali tjetër komunikimi të përdorur nga klienti, në varësitë mënyrës së paraqitjes së ankesës dhe natyrës së çështjes.

Çfarë ndodh nëse shqyrtimi kërkon më shumë kohë?

Në raste të veçanta, kur për arsye objektive shqyrtimi i ankesës kërkon mëshumë kohë, Banka do ta njoftojë klientin me shkrim ose nëpërmjet kanalit përkatës të komunikimit.

Njoftimi do të përmbajë arsyen e vonesës, statusin e shqyrtimit të ankesës dhe afatin e ri të pritshëm për kthimin e përgjigjes.

Çfarë mund të bëj nëse nuk jam i kënaqur me përgjigjen e Bankës?

Nëse pas marrjes së përgjigjes nga Banka klienti nuk është i kënaqur me trajtimin e ankesës, ai mund të ndjekë rrugët e tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi.

Klienti mund t’i drejtohet gjithashtu Bankës së Shqipërisë në adresën ee-mail-it: public@bankofalbania.org, në përputhje me procedurat e zbatueshmepër trajtimin e ankesave të klientëve.

Në rast humbjeje, vjedhjeje, përdorimi të dyshimtë ose nevoje për bllokimine kartës bankare, klientët duhet të veprojnë menjëherë.

Bllokimi i kartës mund të kërkohet përmes aplikacionit të Bankës ose dukekontaktuar Bankën në numrin e telefonit: [044507777].

Për arsye sigurie, klientët duhet të njoftojnë Bankën menjëherë sapokonstatojnë ose dyshojnë për humbje, vjedhje, përdorim të paautorizuar ose komprometim të të dhënave të kartës.

Full name
Job title, Company name
Current Account Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange ALB ENG