Siguri Pa Kompromis

Mësoni si të mbroni llogarinë tuaj, si i mbron Jet të dhënat tuaja dhe si të merrni ndihmë të shpejtë sa herë që keni nevojë.

Elementet Thelbësore të Sigurisë

Si ta mbani llogarinë tuaj të sigurt

Siguria është përgjegjësi e përbashkët. Ndiqni këto hapa të thjeshtë për të mbrojtur llogarinë tuaj dhe zbuloni si i mbron Jet Bank të dhënat dhe transaksionet tuaja.

Përdorni fjalëkalime të sigurta

Krijoni një fjalëkalim unik që ndërthur shkronja, numra dhe simbole. Shmangni përdorimin e të njëjtit fjalëkalim në disa shërbime të ndryshme.

Identifikimi me dy hapa

Mbroni llogarinë tuaj edhe më shumë duke konfirmuar hyrjet ose veprimet e rëndësishme me një hap të dytë verifikimi.

Kujdes nga mashtrimet

Jet nuk do të kërkojë kurrë fjalëkalimin apo kodet tuaja të verifikimit. Jini të kujdesshëm ndaj mesazheve ose email-eve që kërkojnë informacion konfidencial.

Teknologji e Sigurt

Jet përdor enkriptim modern dhe infrastrukturë të sigurt për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe për të garantuar sigurinë e transaksioneve tuaja.

Monitorim në kohë reale

Sistemet tona monitorojnë vazhdimisht aktivitetin për të diktuar sjelljet e pazakonta dhe për të ndihmuar në parandalimin e transaksioneve mashtruese.

Menaxhim i kartës në kohë reale

Nëse dalloni diçka të dyshimtë, bllokojeni menjëherë kartën ose menaxhoni sigurinë e llogarisë direkt nga aplikacioni.

Qëndro në kontroll

Në rast se vëreni diçka të pazakontë

Nëse vëreni aktivitet të pazakontë ose humbni qasjen në pajisjen tuaj, veproni menjëherë. Këtu janë mënyrat më të shpejta për të siguruar llogarinë tuaj.

Tagline

Keni humbur telefonin?

Siguroni menjëherë llogarinë tuaj duke u identifikuar nga një pajisje tjetër ose duke kontaktuar mbështetjen e klientit për të bllokuar përkohësisht qasjen.

Tagline

Transaksion i dyshimtë

Raportoni çdo transaksion që nuk e njihni direkt nga aplikacioni, në mënyrë që skuadra jonë ta investigojë atë me shpejtësi.

Tagline

Mesazh i dyshimtë

Nëse merrni një mesazh që pretendon se është nga Jet dhe ju kërkon të dhëna sensitive, raportojeni atë menjëherë te skuadra jonë e mbështetjes.

Tagline

Riktheni aksesin

Nëse keni harruar fjalëkalimin tuaj ose dyshoni se ai është rrezikuar, na kontakto për të ndryshuar me shpejtësi të dhënat tuaja të identifikimit.

Ju nevojitet ndihmë?

Ne jemi këtu nëse diçka nuk shkon

Nëse humbni telefonin, harroni fjalëkalimin ose dalloni diçka të dyshimtë, ekipi ynë është gati t'ju ndihmojë shpejt dhe sigurt.

Suporti i sigurisë

Keni humbur telefonin apo fjalëkalimin?

Nëse humbni telefonin ose nuk mund të hyni në llogarinë tuaj, kontaktoni menjëherë skuadrën tonë të mbështetjes që të mund t'ju ndihmojmë të siguroni llogarinë.

Mbrojtja nga mashtrimet

Raportoni një transaksion të panjohur

Nëse vëreni një transaksion që nuk e njihni, na kontaktoni menjëherë në mënyrë që skuadra jonë ta investigojë dhe t'ju ndihmojë të mbroni llogarinë tuaj.

Praktikat më të mira të sigurisë

Praktika të thjeshta që ju mbajnë të sigurt

Praktikat e thjeshta të përditshme mund të bëjnë diferencën në mbrojtjen e llogarisë suaj bankare digjitale.

Përditësoni pajisjet tuaja

Mbajeni telefonin dhe aplikacionet tuaja të përditësuara për t'u siguruar që përfitoni nga përmirësimet më të fundit të sigurisë.

Shmangni rrjetet Wi-Fi publike për veprimet bankare

Përdorni rrjete të sigurta për të kryer veprime bankare.

Mos i ndani kodet e verifikimit me të tjerët

Mos i ndani asnjëherë kodet e verifikimit ose fjalëkalimet njëpërdorimshme me askënd.

Current Account Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange ALB ENG