Planet e tua, me 7.5% interes fiks
Financim deri në 1.000.000 lekë. Apliko 100% online dhe zgjidh këstin që të përshtatet.

Pse kredi me Jet Bank?
Ne i japim fund procesit të ngadaltë të bankave tradicionale. Në vend të tij merr një proces të shpejtë, transparent dhe tërësisht në duart e tua.
7.5% interes fiks
Përfito nga norma vjetore e interesit 7.5% fikse për 12 muaj. E di që në fillim normën e interesit dhe planifikon më qartë pagesat e tua.
Apliko 100% online
Plotëso aplikimin nga telefoni yt, pa pasur nevojë të vizitosh një degë apo të dorëzosh dokumentacion fizik.
1,000,000 Lekë
në një Ofertë Speciale
Nga planet personale te përmirësimet në shtëpi apo një udhëtim i dëshiruar, kjo ofertë financimi të ndihmon t’u afrohesh synimeve të tua.
Përgjigje brenda 24 orëve
Procesi është projektuar të jetë i thjeshtë dhe i shpejtë, me synimin për të marrë përgjigje brenda 24 orëve gjatë ditëve të punës, në varësi të plotësimit të kushteve të financimit.
Apliko individualisht
Nuk të nevojitet bashkëhuamarrës për të paraqitur aplikimin. Procesi kryhet individualisht, sipas kushteve të financimit.
Paratë direkt në llogari
Pasi të miratohet dhe nënshkruhet, kredia kalon direkt në Llogarinë Rrjedhëse Jet Bank, në të njëjtën valutë si kredia.
Shembull kredie · 12 muaj
Shuma e kredisë: 1.000.000 lekë
Afati: 12 muaj
Norma vjetore e interesit (fikse): 7,50%
NEI: 9,39%
Kësti mujor: 86.757,41 lekë
Komisioni i disbursimit (1%): 10.000 lekë
Interesi total: 41.089,00 lekë
Shuma totale e pagueshme: 1.051.089,00 lekë
Norma e interesit është fikse gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë dhe nuk lidhet me asnjë indeks apo normë reference të tregut.
Kujdes! Huamarrja e parave kushton para. Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.

Shembull kredie · 24 muaj
Shuma e kredisë: 1.000.000 lekë
Afati: 24 muaj
Norma vjetore e interesit (fikse): 8,00%
NEI: 9,00%
Kësti mujor: 45.227,29 lekë
Komisioni i disbursimit (1%): 10.000 lekë
Interesi total: 85.454,99 lekë
Shuma totale e pagueshme: 1.095.454,99 lekë
Norma e interesit është fikse gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë dhe nuk lidhet me asnjë indeks apo normë reference të tregut.
Kujdes! Huamarrja e parave kushton para. Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.

Shembull kredie · 36 muaj
Shuma e kredisë: 1.000.000 lekë
Afati: 36 muaj
Norma vjetore e interesit (fikse): 8,50%
NEI: 9,18%
Kësti mujor: 31.567,54 lekë
Komisioni i disbursimit (1%): 10.000 lekë
Interesi total: 136.431,35 lekë
Shuma totale e pagueshme: 1.146.431,35 lekë
Norma e interesit është fikse gjatë gjithë kohëzgjatjes së kredisë dhe nuk lidhet me asnjë indeks apo normë reference të tregut.
Kujdes! Huamarrja e parave kushton para. Informohu plotësisht përpara se të vendosësh.

Pyetje & përgjigje rreth kredive
Përgjigje të shkurtra për pyetjet më të shpeshta rreth kredisë deri në 1.000.000 lekë.
Mund të aplikosh për një kredi prej 1.000.000 lekësh, me afat shlyerjeje 12, 24 ose 36 muaj. Kushtet përfundimtare të financimit përcaktohen sipas vlerësimit të aplikimit nga Jet Bank.
Norma vjetore e interesit është fikse dhe ndryshon sipas afatit të shlyerjes:
- 12 muaj: 7,50%
- 24 muaj: 8,00%
- 36 muaj: 8,50%
Norma e interesit nuk i nënshtrohet rishikimit gjatë kohëzgjatjes së kredisë dhe nuk lidhet me një indeks apo normë reference të tregut.
Aplikimi kryhet 100% online, pa vizita në degë dhe pa dokumentacion fizik. Aplikimi kryhet individualisht, pa pasur nevojë për bashkëhuamarrës.
Jet Bank synon të japë përgjigje brenda 24 orëve gjatë ditëve të punës, në varësi të plotësimit të kushteve të financimit. Ky afat është i synuar dhe nuk garanton miratimin e kredisë.
Yes. A disbursement fee of 1% of the loan amount applies. For a loan of ALL 1,000,000, the disbursement fee is ALL 10,000.
-min.jpg)
Hap llogarinë tënde falas në Jet Bank
100% online. Hape brenda pak minutash dhe menaxho financat e tua të përditshme direkt nga telefoni.
Keni pyetje?
Na kontaktoni dhe ne do t'ju ndihmojmë të filloni.