Banka që i përshtatet nevojave tuaja, jo anasjelltas 

Filloni me nje plan falas dhe kaloni në një plan më të avancuar kur të jeni gati. Më shumë funksione, më pak kufizime dhe fleksibilitet më i madh, të gjitha sipas nevojave tuaja. 

Pse të zgjedhësh Jet Plan

Përfitimet

Pa struktura të ndërlikuara tarifash dhe pa kosto të fshehta por një plan i qartë që mbulon bankimin tuaj të përditshëm që nga dita e parë. 

Organizoni paratë tuaja

Krijoni plane të ndara brenda aplikacionit për të lënë para mënjanë për çdo qëllim, shpenzim ose prioritet specifik. Të gjitha brenda llogarisë suaj Jet Bank.

Plane për çdo qëllim

Qofshin këto kursime për qira, një udhëtim, shpenzime shkollore apo thjesht për të ndërtuar një fond emergjence, planet në Jet Plan kanë hapësirën e tyre të dedikuar brenda aplikacionit. 

Lëvizni lehtësisht paratë 

Transferoni fonde ndërmjet Llogarisë suaj Rrjedhëse dhe çdo plani Jet kurdo që ndryshojnë prioritetet tuaja. Paratë tuaja mbeten të aksesueshme dhe njëkohësisht të organizuara. 

Gjurmoni qëllimet tuaja 

Shih saktësisht sa ke kursyer në secilin plan dhe ndiq progresin tënd me kalimin e kohës, të gjitha nga një pamje e vetme dhe e qartë brenda aplikacionit.

Jini fleksibël

Me Jet Plan, kursimet tuaja qëndrojnë të organizuara dhe gjithmonë të aksesueshme. Transferojini menjëherë në llogarinë rrjedhëse sa herë që keni nevojë.

Buxhetim digjital 

Në vend që të menaxhoni një tabelë Excel-i ose të kaloni nga një aplikacion në tjetrin, Jet Plan sjell planifikimin e buxhetit direkt në përvojën tuaj të përditshme bankare, aty ku gjithmonë duhej të ishte.

Pyetjet më të shpeshta

Pyetje të zakonshme rreth Jet Plan dhe mënyrës si funksionon brenda aplikacionit Jet.bank

 1. Çfarë është Jet Plan?

Jet Plan është një funksion organizimi parash i integruar drejtpërdrejt në aplikacionin Jet.bank.

Në vend që të hapni një llogari të veçantë për çdo qëllim, krijoni plane individuale brenda aplikacionit dhe transferoni para në secilën prej tyre.

Qoftë për udhëtime, qira, fatura, kursime emergjence, shpenzime shkollore ose projekte personale secila merr hapësirën e saj, të gjitha brenda llogarisë suaj ekzistuese.

 2. Në cilën valutë mund të hapet Jet Plan?

Jet Plan është aktualisht i disponueshëm vetëm në Lekë (ALL). Mund të krijoni dhe menaxhoni plane nga Llogaria juaj Rrjedhëse në Lekë (ALL). EUR dhe valuta të tjera nuk mbështeten për momentin.

 3. A është Jet Plan i njëjtë me një Llogari Kursimi?

Jo, dhe ka rëndësi te behet dallimi. Jet Plan është një mjet buxhetimi dhe organizimi. Ju ndihmon të ndani paratë sipas qëllimeve që keni dhe të keni kontroll te plotë ndaj financave tuaja.

Llogaria e Kursimit është aty ku paratë tuaja fitojnë interes. Përdorni Jet Plan kur dëshironi të qëndroni të organizuar. Përdorni një Llogari Kursimi kur dëshironi që paratë tuaja të rriten.

 4. A është Jet Plan i njëjtë me një Depozitë me Afat?

Jo. Një Depozitë me afat bllokon fondet tuaja për një periudhë të caktuar. Jet Plan nuk i bllokon kurrë paratë tuaja por i mban të organizuara duke ju lënë në kontroll të plotë mbi mënyrën dhe kohën e aksesit.

5. Çfarë duhet të dini për Jet Plan?

Edhe pse përdorimi i Jet Plan nuk ka tarifa, ka disa detaje të rëndësishme që duhet të njihni. Për informacion të plotë, ju lutemi referojuni Termave & Kushteve për Jet Plan më poshtë.

Need more help?

Reach out to our team anytime.

Current Account Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange ALB ENG