Plani Jet
Rishikoni termat, kushtet, tarifat, përfitimet dhe informacionet e rëndësishme që aplikohen për Planin Jet (Jet Plan).

Çfarë është Plani Jet (Jet Plan)?
Plani Jet është një nënseksion i llogarisë suaj kryesore që ju ndihmon të lini mënjanë para për një qëllim specifik. Ai nuk është një llogari më vete dhe përdoret vetëm për të organizuar fondet tuaja.
Në cilën monedhë mund të përdoret?
Plani Jet përdoret në Lekë Shqiptarë (ALL) dhe është i lidhur me llogarinë tuaj në ALL. Nëse keni një llogari në Euro, kufizimet e përdorimit për Planin Jet do të shfaqen qartë në aplikacion.
A ka një shumë minimale?
Jo. Nuk ka asnjë shumë minimale për hapjen e tij dhe asnjë kërkesë për gjendje minimale llogarie.
A aplikohen komisione?
Jo. Plani Jet nuk ka komision hapjeje dhe as komision mirëmbajtjeje.
A fiton interes?
Jo. Plani Jet nuk fiton interes. Norma e interesit është 0%.
Çfarë mund të bëj me Planin Jet?
Ju mund të krijoni një Plan Jet, t'i vendosni një emër, të zgjidhni një ikonë, të caktoni një shumë (objektive) synimi e një datë synimi, si dhe të transferoni fonde nga/drejt llogarisë suaj në ALL.
A mund të kryej pagesat nga Plani Jet?
Jo. Plani Jet nuk mund të përdoret për pagesa, transferta te persona të tjerë apo pagesa me kartë. Për të përdorur fondet, duhet t'i transferoni ato mbrapsht në llogarinë tuaj kryesore.
A mund të lidhet me një kartë debiti?
Jo. Plani Jet nuk mund të lidhet me një kartë debiti.
A mund të kem më shumë se një Plan Jet?
Po. Ju mund të krijoni disa Plane Jet, në varësi të nevojave tuaja.
A mund t'i shoh lëvizjet e llogarisë?
Po. Në aplikacion, ju mund të shihni lëvizjet e kryera brenda secilit Plan Jet.
Si mund ta mbyll një Plan Jet?
Plani Jet mund të mbyllet vetëm kur gjendja (bilanci) e tij është zero. Nëse ka fonde në të, fillimisht duhet t'i transferoni ato mbrapsht në llogarinë tuaj kryesore.
Aplikacioni Jet.bank
Hapni llogari, transferoni para, menaxhoni kartat, kurseni dhe ndiqni çdo veprim bankar nga një aplikacion i vetëm. Jeni ju në kontroll të parave tuaja!
Jet Bank për iOS
iPhone-i juaj di të bëjë gjithçka dhe tashmë di edhe të bankojë. Hapni llogarinë, menaxhoni kartat dhe qëndroni në kontroll të çdo transaksioni me Jet Bank.
Jet Bank për Android
Jet Bank për telefonat Android sjell pagesa të shpejta, karta virtuale dhe kontroll të plotë financiar në pëllëmbë të dorës suaj.

