Vendosni paratë në punë, thjesht & sigurt
Llogaritë e kursimit Jet Bank janë projektuar për qëndrueshmëri, norma interesi konkurruese dhe qetësi financiare afatgjatë.

Përfitimet nga Llogaria e Kursimit
Paratë tuaja duhet të punojnë po aq sa ju. Llogaria e kursimit Jet Bank është ndërtuar rreth nevojave tuaja, jo sipas kushteve tona.
Kurseni me interes
Kurseni pa limite dhe tërhiqni në çdo kohë për t'i pasur paratë gjithmonë të disponueshme, ose investojini me afat dhe shikoni si rriten.
3% interes vjetor
Vendosni kursimet tuaja mënjanë dhe shikoni si rriten me një normë interesi vjetore prej 3% për balancat në ALL dhe EUR.
Interes mujor
Interesi llogaritet çdo ditë dhe paguhet çdo muaj në të njëjtën Llogari Kursimi, kështu që kursimet tuaja rriten automatikisht.
Shtoni para lehtësisht
Transferoni para nga Llogaria juaj Rrjedhëse në Llogarinë e Kursimit kurdo që dëshironi, pa kosto shtesë.
Pa afat të caktuar
Paratë tuaja nuk janë të bllokuara për një afat të caktuar. Vendosni ju se për sa kohë dëshironi të kurseni.
Kurseni digjitalisht
Menaxhoni kursimet tuaja tërësisht online. Përdorini ato kurdo që dëshironi, drejtpërdrejt nga aplikacioni.
Personalizoni llogarinë tuaj
Përditësoni njoftimet, limitet e shpenzimeve dhe preferencat e sigurisë nëpërmjet aplikacionit Jet.bank.
Mbani kontroll të plotë
Përdoruesit e aplikacionit marrin njoftime në kohë reale dhe mund të menaxhojnë financat nga kudo.
Pyetjet më të shpeshta
Keni pyetje? Jemi këtu që t'ju përgjigjemi thjesht, me transparencë dhe plotësisht online.
Ëshë një hapësirë e dedikuar brenda aplikacionit Jet Bank për paratë që nuk doni t’i shpenzoni sot. Llogaria e Kursimit Jet ju lejon të lini mënjanë para, të fitoni interes dhe t'i mbani kursimet tuaja të ndara nga pagesat, transfertat dhe transaksionet e përditshme me kartë.
Interesi llogaritet bazuar në balancën e llogarisë suaj dhe aplikohet sipas kushteve të produktit të kursimit që zgjidhni.
Ju mund të hapni një Llogari Kursimi në monedhat e mëposhtme:
- ALL
- EUR
Norma e interesit është 3% në vit për të dyja monedhat. Për të hapur një Llogari Kursimi, duhet të keni një Llogari Rrjedhëse në të njëjtën monedhë. Për shembull, për të hapur një Llogari Kursimi në EUR, duhet të keni një Llogari Rrjedhëse në EUR.
Po, një tatim mbajtës prej 15% aplikohet mbi interesin e fituar në Llogarinë tuaj të Kursimit. Nuk keni nevojë ta llogarisni ose paguani veçmas, Jet Bank e mban tatimin automatikisht dhe krediton shumën neto të interesit në Llogarinë tuaj të Kursimit çdo muaj.
Depozitat e pranueshme të mbajtura në Jet Bank mbrohen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) deri në kufirin ligjor të mbulimit prej 2,500,000 ALL për çdo depozitues, në përputhje me rregullat dhe legjislacionin në fuqi.
Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni dokumenteve më poshtë:
Aplikacioni Jet.bank
Hapni llogari, transferoni para, menaxhoni kartat, kurseni dhe ndiqni çdo veprim bankar nga një aplikacion i vetëm. Jeni ju në kontroll të parave tuaja!
Jet Bank për iOS
iPhone-i juaj di të bëjë gjithçka dhe tashmë di edhe të bankojë. Hapni llogarinë, menaxhoni kartat dhe qëndroni në kontroll të çdo transaksioni me Jet Bank.
Jet Bank për Android
Jet Bank për telefonat Android sjell pagesa të shpejta, karta virtuale dhe kontroll të plotë financiar në pëllëmbë të dorës suaj.
Keni pyetje?
Na kontaktoni dhe ne do t'ju ndihmojmë të filloni.

