Si u bë Jet Bank një histori që kaloi kufijtë e Shqipërisë
Në javët pas licencimit dhe nisjes së aktivitetit, historia e Jet Bank u publikua nga një numër i madh mediash dhe platformash ndërkombëtare të specializuara në financë, fintech dhe teknologji.

Kur një bankë e re hap dyert në Shqipëri, zakonisht është një lajm për tregun vendas.
Kur banka e parë 100% digjitale në Shqipëri dhe ndër të parat në Ballkan nis operimin, historia fillon të tërheqë vëmendjen edhe jashtë vendit.
Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Jet Bank.
Në javët pas licencimit dhe nisjes së aktivitetit, historia e Jet Bank u publikua nga një numër i madh mediash dhe platformash ndërkombëtare të specializuara në financë, fintech dhe teknologji. Nga Business Insider Markets, te Finextra, The Paypers, FF News, CFOTech, Finanza Digitale, ne Intelli News dhe media të tjera të industrisë, krijimi i bankës së parë plotësisht digjitale në Shqipëri u trajtua si një zhvillim me rëndësi për rajonin.
Arsyeja nuk ishte thjesht fakti se u licencua një bankë ere.
Ishte mënyra se si u ndërtua.
Një bankë e krijuar "greenfield", pa trashëguar sisteme të vjetra, pa degë fizike dhe e konceptuar që në ditën e parë si një institucion plotësisht digjital. Një model që në tregje më të zhvilluara është bërë standard, por që për Shqipërinë dhe Ballkanin përfaqëson një hap të ri në evolucionin e sektorit bankar.
Një nga publikimet më të rëndësishme erdhi nga Business Insider Markets, i cili në artikullin "Jet Bank Secures Full Banking License from Bank of Albania, Paving Way for Albania's First Digital Bank" e cilësoi licencimin si një moment historik për transformimin e shërbimeve financiare në vend dhe për zhvillimin e modelit të parë të bankimit plotësisht digjital në Shqipëri. Artikullin mund ta lexoni këtu:
Jet Bank Secures Full Banking License from Bank of Albania, Paving Way for Albania’s First Digital Bank | Currency News | Financial and Business News | Markets Insider
Shumë media vunë në dukje ritmin me të cilin u ndërtua banka, interesin e lartë të publikut shqiptar përpara lançimit dhe faktin se një treg relativisht i vogël po bëhej pjesë e diskutimit global mbi të ardhmen e bankimit digjital.
Për Jet Bank, kjo jehonë ndërkombëtare nuk është një qëllim në vetvete.
Është një tregues se inovacioni nuk matet me madhësinë e tregut ku lind, por me idetë që sjell. Dhe kur një ide arrin të tërheqë vëmendjen e mediave dhe komunitetit global të fintech-it, ajo nuk flet më vetëm për një bankë të re.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
.jpg)
