Jet Bank prezanton Shqipërinë, në skenën globale të bankingut digjital, në ENGAGE London 202
Si do të duket banka e së ardhmes dhe mbi të gjitha, si do të ndryshojë mënyra se si klientët ndërveprojnë me të?

Ky ishte diskutimi kryesor, në ENGAGE London 2026, eventi global i Backbase, që mblodhi në Londër përfaqësues të mbi 100 bankave nga e gjithë bota, për të diskutuar gjeneratën e ardhshme të bankingut, inteligjencën artificiale dhe transformimin digjital.
Jet Bank ishte e pranishme në këtë skenë globale, të bankingut digjital, mes emrave si Navy Federal Credit Union, Coutts dhe Banca Generali, për të përcjellë eksperiencën e ndërtimit nga zero, të bankës së parë 100% digjitale në Shqipëri.
CEO e Jet Bank, Fatbardha Rino, ndau historinë dhe vizionin e krijimit të bankës: si mund të ndërtosh një bankë moderne pa trashëgiminë e sistemeve tradicionale, duke zgjedhur që në themel teknologjinë, arkitekturën dhe partnerët e duhur si edhe duke vendosur në qendër të çdo operacioni, eksperiencën e klientit.
“Të ndërtosh një bankë nga zero të jep lirinë, por edhe përgjegjësinë për të rimenduar bankingun. Ne po ndërtojmë në Shqipëri, bankën që do të donim ta përdornim edhe vetë: të thjeshtë, të aksesueshme dhe të ndërtuar rreth jetës reale e frentike, të klientëve.” - u shpreh Rino.
Kjo ishte edhe një nga temat kryesore të ENGAGE London 2026: bankat e së ardhmes nuk do të përcaktohen vetëm nga produktet që ofrojnë, por nga mënyra se si teknologjia i bën ato më të shpejta, më intuitive dhe më relevante për klientin.
Në një kohë kur Agentic AI, Banking OS dhe automatizimi po riformësojnë industrinë financiare globale, për Jet Bank transformimi digjital nuk është një projekt që i përket së ardhmes. Është mënyra se si banka është ndërtuar që në ditën e parë. CEO i Backbase, Jouk Pleiter e ka vlerësuar si një moment krenarie lancimin, në këtë event, të një numri rekord të kapaciteteve të reja të Agentic Banking që funksionojnë mbi Banking OS, duke mundësuar menaxhimin e bankave, si një tërësi të vetme dhe të integruar. CEO i Backbase ka vlerësuar gjithashtu dhe ragimet jashtëzakonisht pozitive të klientëve.
Prania e Jet Bank në ENGAGE London 2026 tregoi se inovacioni në banking nuk vjen vetëm nga tregjet e mëdha. Shqipëria mund të jetë pjesë aktive e diskutimit ndërkombëtar dhe praktikë konkrete, për mënyrën se si do të ndërtohen dhe do të funksionojnë bankat e gjeneratës së ardhshme.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
