Jet Bank sjell Apple Pay për klientët e saj
Një mënyrë më e sigurt, më e mbrojtur dhe më private për të paguar me iPhone dhe Apple Watch
.jpg)
Një mënyrë më e sigurt, më e mbrojtur dhemë private për të paguar me iPhone dhe Apple Watch
Tiranë, 30 qershor 2026 – Jet Bank, bankae parë 100% digjitale në Shqipëri, u ofron sot klientëve të saj Apple Pay, njëmënyrë më të sigurt, më të mbrojtur dhe më private për të kryer pagesa. ApplePay u mundëson klientëve të shmangin dorëzimin e kartës së pagesës tek personatë tjerë, prekjen e butonave fizikë apo përdorimin e parave cash, dukeshfrytëzuar njëkohësisht fuqinë e iPhone për të mbrojtur çdo transaksion.
Klientët mjafton të afrojnë iPhone oseApple Watch pranë terminalit të pagesës për të kryer një pagesë kontaktless.Çdo pagesë me Apple Pay është e mbrojtur, pasi autorizohet përmes Face ID,Touch ID ose kodit të pajisjes, si dhe një kodi unik dinamik sigurie qëkrijohet për çdo transaksion.
Apple Pay pranohet në supermarkete,farmaci, taksi, restorante, kafene, dyqane dhe në shumë pika të tjera shitjeje.
Klientët mund të përdorin gjithashtuApple Pay në iPhone, iPad dhe Mac për të kryer blerje më të shpejta dhe më tëpërshtatshme në aplikacione ose në internet përmes Safari, pa pasur nevojë tëkrijojnë llogari apo të plotësojnë vazhdimisht të dhënat e faturimit dheadresës së dorëzimit. Apple Pay e bën më të lehtë pagesën për porositë eushqimit, blerjet online, transportin, parkimin dhe shumë shërbime të tjera.Gjithashtu, Apple Pay mund të përdoret edhe për pagesa brenda aplikacioneve nëApple Watch.
Siguria dhe privatësia janë në thelb tëApple Pay. Kur klientët përdorin një kartë krediti ose debiti me Apple Pay,numri real i kartës nuk ruhet as në pajisje dhe as në serverët e Apple. Në vendtë tij, krijohet një Numër Unik i Llogarisë së Pajisjes (Device AccountNumber), i cili enkriptohet dhe ruhet në mënyrë të sigurt në Secure Element,një çip i certifikuar sipas standardeve të industrisë, i projektuar posaçërishtpër ruajtjen e sigurt të informacionit të pagesave në pajisje.
Konfigurimi i Apple Pay është i thjeshtë.Në iPhone, mjafton të hapni aplikacionin Wallet, të prekni simbolin"+" dhe të ndiqni hapat për të shtuar kartën e kreditit ose debitittë Jet Bank. Pasi karta shtohet në iPhone, Apple Watch, iPad ose Mac, klientimund të fillojë ta përdorë Apple Pay menjëherë në atë pajisje. Klientët do tëvazhdojnë të përfitojnë të gjitha avantazhet dhe përfitimet që ofrojnë kartat eJet Bank.
Për më shumë informacion mbi Apple Pay,vizitoni: https://apple-pay.jet.bank/
Për më shumë informacion mbi Jet Bank,vizitoni: https://www.jet.bank/
Rreth Jet Bank
Jet Bank është banka eparë 100% digjitale dhe digital-native në Shqipëri, që ofron shërbime bankaretë sigurta, të thjeshta dhe transparente përmes një eksperience plotësishtmobile. Jet Bank është krijuar për të ofruar shërbime financiare moderne që vendosinnë qendër shpejtësinë, qartësinë dhe kontrollin e klientit, duke përmbushurnjëkohësisht standardet më të larta të sigurisë, pajtueshmërisë rregullatore(compliance) dhe qeverisjes korporative.
Jet Bank është nëpronësi të Jet Holding B.V., me seli në Amsterdam, dhe operon me një vizionafatgjatë për të kontribuar në zhvillimin e bankingut digjital në Shqipëri,duke harmonizuar nevojat e tregut vendas me standardet më të mira evropiane tëbankingut.
Adresa:
Rr. "SkedrilajdLlagami", Parku i Liqenit, Godina D, Kati i 4-t.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
