Banka e Shqipërisë licenson Jet Bank, hapet Lista e Pritjes - TV Klan

Pas përfundimit me sukses të procesit të licencimit nga Banka e Shqipërisë, Jet Bank hyn në fazën finale para lançimit.
Një hap i rëndësishëm ky, drejt sjelljes së modelit të parë, të bankimit 100% digjital në vend.
Ky proces rigoroz garanton përputhje të plotë të Jet Bank, me standardet vendase dhe ndërkombëtare, për sigurinë, transparencën dhe stabilitetin financiar.
“Hapi i radhës është të hapim 2 faza kryesore. Faza e parë është lista e pritjes, e cila do t’i japë mundësi të gjithë qytetarëve, të jenë klientët tanë të parë. Në të gjithë këtë fazë ne do të jemi duke interaktuar me ta, duke diskutuar me ta, duke kërkuar feedback.
Do të thotë që nëpërmjet feedback-ut dhe pyetësorëve që do kemi, ata do jenë një grup që do të ndikojë në produktet dhe shërbimet që do kemi në të ardhmen dhe sigurisht, që regjistrimi në këtë listë do të vijë me një sërë avantazhesh, njësoj me avantazhet e një themeluesi të një banke.
Kjo do na ndihmojë që ne të kuptojmë kur është momenti i duhur për të dalë në treg, për t’u hapur për të gjithë qytetarët dhe për t’i ofruar shërbimet në mënyrë sa më transparent, sa më të thjeshtë, sa më të sigurt dhe të cilët u përshtaten ritmeve të qytetarëve të Shqipërisë sot. Ne kemi synim që të jemi banka e parë digjitale në Shqipëri, por jo vetëm, edhe në rajon.”– tha CEO e Jet Bank, Fatbardha Rino.
Me ofertën “Bankë falas për jetë”, Jet Bank synon të vendosë një standard të ri në treg dhe t’u ofrojë qytetarëve një eksperiencë bankare, 100% digjitale, si gjithë qytetarët europianë.
Tv Klan
/tvklan.al
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
