Terms and Conditions

Powerbi Developer

Power BI Developer do të jetë pjesë e ekipit të Data & Reporting dhe do të jetë përgjegjës për projektimin, zhvillimin, optimizimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve të raportimit në Power BI, të cilat mbështesin raportimin operacional, financiar, menaxherial dhe rregullator të bankës. Roli do të përkthejë kërkesat e biznesit dhe nevojat për raportim në modele të besueshme të të dhënave, dashboarde interaktive dhe raporte analitike. Fokusi kryesor do të jetë ndërtimi i modeleve semantike, zhvillimi i llogaritjeve në DAX, optimizimi i performancës së raporteve dhe administrimi i publikimit dhe funksionimit të tyre në Power BI Service. Power BI Developer do të bashkëpunojë ngushtë me Menaxherin e Raportimit, zhvilluesit e databazave, ekipet e Data Engineering, departamentet e biznesit dhe njësitë e teknologjisë për të garantuar që zgjidhjet e raportimit të jenë të sakta, të sigurta, të shkallëzueshme dhe në përputhje me standardet e bankës.

Published on:
06.08.2026
Application Deadline:
September 7, 2026

Përgjegjësitë Kryesore

  • Analizon kërkesat e biznesit dhe i transformon ato në modele të të dhënave, raporte, KPI dhe vizualizime efektive.
  • Ndërton dhe mirëmban modele semantike duke përdorur praktikat më të mira të modelimit të të dhënave, përfshirë Star Schema, dimensionet, hierarkitë dhe marrëdhëniet ndërmjet tabelave.
  • Zhvillon, mirëmban dhe optimizon formulat në DAX për llogaritjen e treguesve financiarë, KPI-ve operacionale, analizave krahasuese, trendeve dhe metrikave të biznesit.
  • Përdor Power Query (M) dhe SQL për nxjerrjen, transformimin, pastrimin dhe validimin e të dhënave.
  • Optimizon modelet e të dhënave, SQL queries, llogaritjet në DAX dhe vizualizimet për të siguruar performancë të lartë dhe përdorim efikas të burimeve të Power BI dhe Microsoft Azure.
  • Analizon dhe zgjidh problematika që lidhen me rifreskimin e të dhënave, performancën e raporteve dhe mospërputhjet e informacionit, në bashkëpunim me ekipet teknike dhe zotëruesit e të dhënave.
  • Kryen validimin e rezultateve të raporteve kundrejt sistemeve burimore dhe rregullave të biznesit për të garantuar saktësinë, plotësinë dhe integritetin e informacionit.
  • Siguron zbatimin e standardeve të bankës për strukturën e dashboardeve, emërtimet, definicionet e KPI-ve, navigimin dhe paraqitjen vizuale.
  • Dokumenton modelet e të dhënave, formulat në DAX, burimet e informacionit, logjikën e biznesit, proceset e rifreskimit dhe konfigurimet teknike.
  • Mbështet proceset e testimit, publikimit, monitorimit dhe mirëmbajtjes së raporteve në Power BI Service.
  • Ofron mbështetje dhe trajnim për përdoruesit fundorë, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të zgjidhjeve të raportimit.

Ambienti Teknologjik

Platforma e Raportimit : Power BI Desktop, Power BI Service, Semantic Models, Dashboards, Paginated Reports
Modelimi i të Dhënave: DAX, Power Query (M), Data Marts
Databaza: Azure SQL Server, Oracle Database
Cloud & Data Platform: Microsoft Azure, Azure Synapse Analytics, Azure Data Lake/ Lakehouse
Gjuhët Teknike: DAX, Power Query (M), SQL (T-SQL, PL/SQL)


Kualifikimet dhe Eksperienca

  • Minimumi 3 vite eksperiencë profesionale në zhvillimin e raporteve, dashboardeve dhe modeleve të të dhënave në Power BI.
  • Njohuri të avancuara në Power BI Desktop, Power BI Service, DAX, Power Query dhe modelimin dimensional të të dhënave.
  • Eksperiencë në ndërtimin e raporteve mbi volume të mëdha të dhënash dhe optimizimin e performancës së tyre.
  • Eksperiencë pune me databaza relacionale, veçanërisht Azure SQL Server dhe Oracle Database.
  • Njohuri të mira të SQL (T-SQL dhe/ose PL/SQL).
  • Aftësi analitike për të kuptuar kërkesa komplekse biznesi dhe për t'i transformuar ato në zgjidhje raportimi të sakta dhe të përdorshme.
  • Përvojë me Microsoft Azure, Synapse Analytics ose Data Lake konsiderohet avantazh.
  • Eksperienca në sektorin bankar, shërbimet financiare ose ambiente të rregulluara përbën avantazh.
  • Certifikimi Microsoft Certified: Power BI Data Analyst Associate ose certifikime të ngjashme Microsoft konsiderohen avantazh.
  • Diplomë Bachelor në Shkenca Kompjuterike, Teknologji Informacioni, Informatikë Biznesi, Analizë të të Dhënave, Financë ose fusha të ngjashme.
  • Projekton, zhvillon dhe mirëmban dashboarde dhe raporte interaktive në Power BI për raportim ekzekutiv, operacional, financiar dhe rregullator.

Full name
Job title, Company name
Tagline

Apply for this job

Fill out the form below so you can apply for this job posting.

Lexoni politika e plotë e privatësisë.
Faleminderit! Formulari juaj është pranuar!
Ups! Ndodhi një gabim gjatë dërgimit të formularit.
More Opportunities

Explore Other Open Positions

Discover additional opportunities across Jet Bank and find the role that best matches your skills, experience, and career ambitions.

Current Account Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange
ALB ENG
WhatsApp