Terms and Conditions

Menaxher Partneritetesh

Ky rol është pjesë e funksionit Channel & Partnerships brenda Retail Acquisition. Si Partnership Manager, do të jeni përgjegjës për identifikimin, negocimin dhe menaxhimin e partneriteteve që sjellin klientë të rinj dhe të kualifikuar në funnel-in e aktivizimit të Jet Bank. Do të identifikoni, negocioni dhe finalizoni marrëveshje partneriteti dhe referral me punëdhënës, retailerë, fintech-e, grupe interesi dhe organizata të tjera që mund të referojnë klientë të rinj te Jet Bank. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, do të zotëroni marrëdhënien me partnerin nga fillimi në fund — duke përfshirë onboarding-un e partnerit, ndjekjen e performancës së referimeve dhe optimizimin e vazhdueshëm të partneritetit, me synim gjenerimin e një volumi sa më të lartë klientësh të kualifikuar, me një kosto të qëndrueshme. Do të bashkëpunoni ngushtë me ekipin e Retail Acquisition, Marketing dhe Legal/Compliance, për të siguruar që çdo partneritet të jetë komercialisht i leverdishëm, i mirëimplementuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore.

Published on:
12.08.2026
Application Deadline:
August 31, 2026

Përgjegjësitë kryesore

  • Identifikimi dhe prioritizimi i partnerëve potencialë — punëdhënës, kompani retailer, fintech-e, marketplace dhe grupe interesi — që mund të referojnë klientë të rinj te Jet Bank.
  • Negocimi dhe finalizimi i marrëveshjeve të partneritetit dhe referimeve, duke përfshirë kushtet tregtare, tarifat e referimit dhe pritshmëritë për nivelet e shërbimit.
  • Menaxhimi i procesit të onboarding-ut të partnerëve nga fillimi në fund, duke përfshirë ndertimin e sistemit te gjurmimit të referimeve, materialet e brenduara dhe koordinimin e lançimit.
  • Menaxhimi i marrëdhënieve të përditshme me partnerët ekzistues, duke siguruar përmbushjen e kushteve të dakordësuara dhe angazhimin e vazhdueshëm të tyre.
  • Monitorimi i volumit, cilësisë dhe konvertimit të lead-eve të gjeneruara nga partnerët dhe raportimi i performancës te Head of Retail Acquisition.
  • Bashkëpunimi me Marketing për zhvillimin e fushatave të përbashkëta dhe me Legal/Compliance për kontratat e partneritetit dhe kërkesat rregullatore.
  • Ndjekja dhe optimizimi i kostos dhe eficiencës së secilit kanal partneriteti, si dhe orientimi i investimeve drejt partnerëve me performancën më të mirë.
  • Rinegocimi ose përfundimi i partneriteteve me performancë të dobët dhe menaxhimi i rinovimit të partneriteteve të suksesshme.
  • Përfaqësimi i Jet Bank në evente me partnerë dhe evente të industrisë, me synim zgjerimin e pipeline-it të partneriteteve.

Full name
Job title, Company name
Tagline

Apply for this job

Fill out the form below so you can apply for this job posting.

Lexoni politika e plotë e privatësisë.
Faleminderit! Formulari juaj është pranuar!
Ups! Ndodhi një gabim gjatë dërgimit të formularit.
More Opportunities

Explore Other Open Positions

Discover additional opportunities across Jet Bank and find the role that best matches your skills, experience, and career ambitions.

Current Account Consumer Loan Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange
ALB ENG
Instagram