Terms and Conditions

Drejtues i Zhvillimit të Klientelës Retail

Jet Bank është një bankë dixhitale me rritje të shpejtë, e ndërtuar mbi një ide të thjeshtë: bankingu duhet të jetë i shpejtë, transparent dhe një eksperiencë që klientët e duan. Ndërsa zgjerohemi, po investojmë në krijimin e një organizimi të dedikuar për Retail, me përgjegjësi të qartë nga fillimi deri në fund të gjithë rrugëtimit të klientit. Po kërkojmë një Drejtues të Zhvillimit të Klientelës Retail që të udhëheqë hapin e parë dhe më kritik të kësaj rruge - tërheqjen, fitimin dhe aktivizimin e klientëve të rinj, duke ndërtuar bazat e një marrëdhënieje afatgjatë me ta.

Published on:
10.08.2026
Application Deadline:
September 7, 2026

Rreth rolit

Si Drejtues i Zhvillimit të Klientelës Retail, do të keni përgjegjësi të plotë për të gjithë ciklin e përvetësimit të klientit - nga një lead i kualifikuar deri në hapjen përfundimtare të llogarisë. Do të drejtoni ekipin përgjegjës për eksperiencën para-onboarding dhe onboarding, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipet e Marketingut, Ndërveprimit me Klientin, Kujdesi për Klientin dhe Produktet & Teknologjia, me qëllim konvertimin sa më të madh të klientëve potencialë në llogari të hapura dhe të verifikuara plotësisht - në mënyrën më të shpejtë dhe efikase të mundshme. Pas hapjes së llogarisë, do të siguroni një dorëzim të qartë dhe pa ndërprerje tek ekipi i Aktivizimit të Klientëve Retail, i cili më pas merr përgjegjësinë për aktivizimin e klientit dhe kalimin e tij drejt financimit të llogarisë.

Çfarë do të bëni

·       Do të zotëroni të gjithë rrugëtimin nga fillimi deri në fund të para-onboarding dhe onboarding, nga lead-i i kualifikuar deri në hapjen e llogarisë.

·       Do të merrni lead-et e kualifikuara nga Marketingu dhe do të menaxhoni marrëdhënien Marketing–Retail SLA, duke siguruar cilësinë e lead-eve dhe një dorëzim sa më efektiv.

·       Do të dizenjoni dhe optimizoni vazhdimisht procesin e përvetësimit të klientëve, duke bashkëpunuar me ekipet Product, UX dhe IT për të eliminuar pengesat në proces.

·       Do të keni përgjegjësi për proceset KYC dhe verifikimin e identitetit deri në hapjen e llogarisë, duke rritur përfundimin e onboarding-ut dhe duke përmirësuar kohën e përpunimit.

·       Do të drejtoni ekipin e Ndërveprimit me Klientin për rrjedhat automatike të kujtesave dhe ri-angazhimit të klientëve që ndërpresin procesin, si dhe Kujdesi ndaj Klientit për ndjekjet manuale kur automatizimi nuk është i mjaftueshëm.

·       Do të monitoroni performancën e përvetësimit të klientëve sipas objektivave - sipas burimit, segmentit dhe fushatës - dhe do t’i ktheni analizat në iniciativa konkrete për përmirësim.

·       Do të ndërtoni dhe menaxhoni partneritete me kanale të ndryshme dhe programe referimi, duke optimizuar CAC (Kostoja e Përvetësimit të Klientit) dhe kombinimin e kanaleve të përvetësimit.

·       Do të udhëhiqni dhe zhvilloni një ekip specialistësh, përfshirë:  Menaxher i Përvetësimit të Klientëve, Specialist për Partneritetet, Specialist për Zhvillimin e Klientëve.

·       Do të siguroni një dorëzim të strukturuar, të qartë dhe të dokumentuar të çdo llogarie të hapur tek ekipi i Aktivizimit dhe Zhvillimit të Klientëve.

 

Çfarë do të sillni

·       Mbi 5 vite eksperiencë në përvetësimin eklientëve, rritje biznesi (growth) ose onboarding, idealisht në banking dixhital, fintech ose industri të tjera të rregulluara me volum të lartë klientësh.

·       Eksperiencë të provuar në përmirësimin e konvertimit nga lead në llogari të hapur në shkallë të gjerë, me njohuri praktike të metrikave të funnel-it si: CAC (Customer Acquisition Cost), norma te konvertimit, koha deri në hapjen e llogarisë.

·       Njohuri pune mbi proceset KYC / verifikimit të identitetit dhe kuadrin rregullator që lidhet me hapjen e llogarive.

·       Eksperiencë në bashkëpunim me ekipet Marketing,Product dhe Operations/Servicing për të implementuar përmirësime në proceset e funnel-it.

·       Eksperiencë në menaxhimin e partneriteteve të kanaleve ose programeve të referimit.

·       Eksperiencë në menaxhim njerëzish, me aftësi për të udhëhequr dhe zhvilluar një ekip të vogël, por me performancë të lartë.

·       Aftësi të forta analitike dhe komoditet nëpërdorimin e dashboard-eve dhe analizimin e të dhënave të performancës.

·       Diplomë Bachelor në Biznes, Marketing,Financë ose fusha të ngjashme; MBA përbën avantazh, por nuk është kusht.

 

Si duket suksesi në këtë rol

Suksesi do të matet përmes shëndetit dhe performancës së funnel-it të përvetësimit të klientëve, duke përfshirë: numrin dhe cilësinë e lead-eve të kualifikuara; konvertimin nga lead në llogari të hapur; përfundimin e procesit të onboarding-ut; normat e braktisjes së procesit; kohën e hapjes së llogarisë; koston për çdo llogari të hapur; cilësinë e dorëzimit të klientëve tek ekipi iAktivizimit dhe Zhvillimit të Klientëve.

 

Çfarë ofrojmë

·       Pagë konkurruese dhe bonus të bazuar në performancë.

·       Paketë gjithëpërfshirëse për shëndetin dhe mirëqenien.

·       Mundësi pune hibride dhe orare fleksibël.

·       Buxhet të dedikuar për zhvillim profesional dhe trajnime.

·       Mundësinë për të ndërtuar dhe formësuar njëmodel të ri operimi për Retail, që nga themeli.

 

 

 

Full name
Job title, Company name
Tagline

Apply for this job

Fill out the form below so you can apply for this job posting.

Lexoni politika e plotë e privatësisë.
Faleminderit! Formulari juaj është pranuar!
Ups! Ndodhi një gabim gjatë dërgimit të formularit.
More Opportunities

Explore Other Open Positions

Discover additional opportunities across Jet Bank and find the role that best matches your skills, experience, and career ambitions.

Current Account Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange
ALB ENG
WhatsApp