Analist Biznesi
Qëllimi i pozicionit Analisti i Biznesit mbështet ekipin e Data & Reporting dhe njësitë e biznesit në identifikimin, analizimin dhe dokumentimin e nevojave për raporte. Roli fokusohet në përcaktimin dhe përkufizimin e treguesve kryesorë të matshëm të bankës, përgatitjen e kërkesave funksionale për raportet, si dhe monitorimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Pozicioni shërben si pikë lidhëse ndërmjet njësive të biznesit dhe ekipit të Data & Reporting, me qëllim krijimin e raporteve që mbështesin aktivitetin operacional, raportimin rregullator dhe vendimmarrjen ekzekutive.
.jpg)
Përgjegjësitë kryesore
- Bashkëpunon me njësitë e biznesit dhe ekipin e Data & Reporting për identifikimin dhe analizimin e nevojave për raporte.
- Përcakton, përkufizon dhe dokumenton treguesit kryesorë të bankës, duke përfshirë metodologjinë e llogaritjes, burimet e të dhënave dhe periodicitetin e raportimit.
- Përgatit kërkesat funksionale dhe specifikimet për raportet operacionale, rregullatore dhe ekzekutive.
- Koordinon zhvillimin, ndryshimin dhe përmirësimin e raporteve në bashkëpunim me ekipet përkatëse.
- Verifikon saktësinë, plotësinë dhe përputhshmërinë e të dhënave dhe raporteve me kërkesat e miratuara të biznesit.
- Monitoron mbarëvajtjen, përdorimin dhe përditësimin periodik të raporteve dhe treguesve të bankës.
- Analizon problematikat dhe devijimet e identifikuara në raporte, duke koordinuar korrigjimet dhe përmirësimet e nevojshme.
Kualifikimet dhe eksperienca
- Diplomë e arsimit të lartë në Financë, Informatikë Ekonomike ose fusha të ngjashme.
- Të paktën 3 vite eksperiencë pune si Analist Biznesi në sektorin bankar.
- Eksperiencë në analizimin dhe dokumentimin e kërkesave të biznesit.
- Eksperiencë në përgatitjen e raporteve, analizave dhe treguesve të performancës.
- Njohje e mirë e proceseve, produkteve dhe të dhënave bankare.
- Njohja e kërkesave të raportimit rregullator bankar përbën avantazh.
Aftësitë teknike
- Njohuri të mira të sistemit bankar Oracle FLEXCUBE.
- Njohuri të mira në Microsoft Office.
- Njohuri bazë në ndërtim query-sh SQL.
- Njohuri në përdorimin e mjeteve Business Intelligence, preferohet Power BI.
- Aftësi në përcaktimin, dokumentimin dhe monitorimin e treguesve kryesorë të bankës.
- Aftësi në përgatitjen e kërkesave funksionale dhe specifikimeve për raporte.
- Aftësi në analizimin dhe verifikimin e të dhënave bankare.
- Aftësi në interpretimin dhe paraqitjen e qartë të analizave dhe raporteve.
Apply for this job
Fill out the form below so you can apply for this job posting.
Explore Other Open Positions
Discover additional opportunities across Jet Bank and find the role that best matches your skills, experience, and career ambitions.
.jpg)
