Informacion Parakontraktual për Kredinë
Rishikoni informacionin parakontraktual të kredisë të ofruar nga Jet Bank, duke përfshirë kushtet e kredisë, normat e interesit, tarifat, kushtet e shlyerjes, të drejtat e klientit dhe njoftimet e rëndësishme për kreditimin.

Çfarë duhet të dini para se të merrni kredinë
Ky është informacioni parakontraktor, i shpjeguar thjesht për t’ju ndihmuar të kuptoni produktin, kostot, kushtet dhe të drejtat tuaja.
Kushtet konkrete të kredisë suaj paraqiten gjatë aplikimit dhe gjithashtu në dokumentin e personalizuar parakontraktor. Ato konfirmohen pas shqyrtimit dhe miratimit të aplikimit.
Çfarë është kredia konsumatore?
Kredia konsumatore është një kredi me këste mujore, e destinuar për individë me të ardhura të verifikueshme dhe për financimin e nevojave personale, jo për qëllime biznesi.
Miratimi i kredisë bazohet në vlerësimin e:
- të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja;
- aftësisë suaj paguese;
- historikut tuaj kreditor;
- informacionit të deklaruar gjatë aplikimit;
- politikave të kreditimit të Bankës Jet.
A miratohet automatikisht kredia pasi aplikoj?
Jo. Dërgimi me sukses i aplikimit nuk do të thotë se kredia është miratuar.
Pas shqyrtimit të aplikimit, Banka mund:
- ta miratojë aplikimin;
- ta miratojë me kushte të ndryshme nga ato paraprake;
- të kërkojë informacion ose dokumentacion shtesë;
- ta refuzojë aplikimin.
Për çfarë mund ta përdor kredinë?
Kredia mund të përdoret për nevoja personale, si për shembull:
- shpenzime familjare;
- arsim;
- udhëtime;
- mobilim;
- pajisje;
- shpenzime shëndetësore;
- nevoja të tjera personale.
Kredia nuk duhet të përdoret për financimin e një aktiviteti biznesi.
A kërkohet kolateral?
Jo. Për këtë kredi nuk kërkohet kolateral.
Miratimi bazohet në vlerësimin e aftësisë suaj paguese dhe në kriteret e kreditimit të Bankës Jet.
Si do t’i marr paratë e kredisë?
Kredia disbursohet në llogarinë tuaj rrjedhëse pranë Bankës Jet.
Pas disbursimit, fondet bëhen të disponueshme dhe mund t’i përdorni përmes:
- transfertave bankare;
- pagesave;
- kartës suaj të debitit;
- funksionaliteteve të tjera të disponueshme në aplikacion.
Dokumenti parakontraktor përcakton se fondet kreditohen në llogarinë e lidhur me kredinë dhe mund të përdoren nëpërmjet transfertave, pagesave ose kartës së debitit.
Kur bëhen paratë të disponueshme?
Paratë bëhen të disponueshme pasi:
- aplikimi të jetë miratuar;
- të jenë plotësuar kushtet e kërkuara nga Banka;
- të jetë nënshkruar kontrata e kredisë;
- kredia të jetë disbursuar.
A do të marr në llogari të gjithë shumën e kredisë?
Komisioni i disbursimit mbahet vetëm një herë, në momentin e disbursimit.
Për këtë arsye, shuma neto që kreditohet në llogarinë tuaj është më e ulët se principali i kredisë. Megjithatë, detyrimi juaj për principalin mbetet i barabartë me shumën e plotë të kredisë së miratuar.
Shembull
Nëse merrni një kredi prej 500,000 ALL:
- principali i kredisë është 500,000 ALL;
- komisioni i disbursimit është 2%, pra 10,000 ALL;
- në llogarinë tuaj kreditohen 490,000 ALL;
- detyrimi i principalit mbetet 500,000 ALL.
Çfarë është norma e interesit?
Norma e interesit është përqindja që aplikohet mbi principalin e papaguar të kredisë.
Norma e interesit për këtë kredi është fikse dhe mbetet e pandryshuar gjatë gjithë afatit të kontratës.
Kjo do të thotë se norma:
- nuk rishikohet gjatë kohëzgjatjes së kredisë;
- nuk lidhet me një indeks ose normë reference të tregut;
- nuk ndryshon për shkak të luhatjeve të normave të interesit në treg.
Çfarë është NEI?
NEI është Norma Efektive e Interesit.
Ajo paraqet koston totale vjetore të kredisë, të shprehur sipërqindje e shumës së marrë hua.
NEI përfshin:
- interesin e kredisë;
- komisionin e disbursimit;
- çdo kosto tjetër të detyrueshme që lidhet drejtpërdrejt me kredinë, nëse aplikohet.
Për këtë arsye, NEI zakonisht është më e lartë se norma nominale e interesit.
Vlera konkrete e NEI-së varet nga:
- shuma e kredisë;
- afati i kredisë;
- norma e interesit;
- komisioni i disbursimit;
- numri dhe periodiciteti i kësteve;
- plani i pagesave.
Vlera e NEI-së ju paraqitet gjatë aplikimit dhe nëdokumentin tuaj të personalizuar parakontraktor. Vlera përfundimtare konfirmohet në planin e amortizimit pas disbursimit të kredisë.
Çfarë përfshin shuma totale për t’u paguar?
Shuma totale për t’u paguar përfshin:
- principalin e kredisë;
- interesin total gjatë gjithë afatit;
- komisionin e disbursimit;
- çdo kosto tjetër të detyrueshme, nëse aplikohet.
Shuma përfundimtare varet nga:
- shuma e kredisë;
- norma e interesit;
- afati;
- komisioni;
- data e disbursimit;
- plani përfundimtar i amortizimit.
Shuma konkrete totale për t’u paguar ju paraqitet gjatëaplikimit dhe në dokumentin tuaj të personalizuar parakontraktor.
Sa është komisioni i disbursimit?
Komisioni i disbursimit aplikohet vetëm një herë, në momentin e disbursimit të kredisë.
Për kredi deri në 600,000 ALL ose deri në 6,000 EUR, komisioni është 2% e shumës së kredisë.
Për kredi mbi 600,000 ALL dhe deri në 4,000,000 ALL, ose mbi 6,000 EUR dhe deri në 40,000 EUR, komisioni është 1% e shumës së kredisë.
Si llogaritet komisioni i disbursimit?
Shembull për kredi deri në 600,000 ALL
Për një kredi prej 500,000 ALL:
- komisioni është 2%;
- 500,000 × 2% = 10,000 ALL;
- në llogarinë tuaj kreditohen 490,000 ALL;
- principali i kredisë mbetet 500,000 ALL.
Si shlyhet kredia?
Kredia shlyhet me këste mujore, në datën e përcaktuar në kontratë.
Çdo këst përfshin:
- një pjesë të principalit;
- interesin përkatës.
Ndarja ndërmjet principalit dhe interesit përcaktohet në planin e amortizimit.
Çfarë është principali?
Principali është shuma që keni marrë hua dhe që duhet t’ia ktheni Bankës.
Shembull
Nëse kredia është 500,000 ALL, principali fillestar është 500,000 ALL.
Ndërsa kryeni pagesat mujore, shuma e principalit të papaguar zvogëlohet sipas planit të amortizimit.
Ku mund ta shoh ndarjen ndërmjet principalit dhe interesit?
Ndarja e çdo kësti ndërmjet principalit dhe interesit paraqitet në planin e amortizimit.
Plani i amortizimit ju vihet në dispozicion pas disbursimit të kredisë.
Nga cila llogari paguhet kësti?
Kësti paguhet nga llogaria rrjedhëse e lidhur me kredinë.
Në datën e pagesës duhet të siguroni që në llogari të ketë fonde të mjaftueshme për shlyerjen e plotë të këstit.
Çfarë ndodh nëse nuk e paguaj këstin në kohë?
Nëse kësti nuk paguhet në datën e përcaktuar, Banka ka të drejtë të aplikojë penalitet për çdo ditë vonesë.
Penaliteti është 36% në vit dhe llogaritet mbi principalin dhe interesin e papaguar të këstit ose kësteve në vonesë.
Penaliteti nuk llogaritet mbi:
- komisionet;
- penalitetet e mëparshme;
- kamatëvonesat e akumuluara.
Dokumenti parakontraktor përcakton se penaliteti llogaritet mbi detyrimin e këstit ose kësteve të papaguara, të cilat përfshijnë vetëm principalin dhe interesin.
Si llogaritet penaliteti?
Formula është:
Penaliteti = principali dhe interesi i papaguar × 36% × numri i ditëve në vonesë ÷ 365
Shembull
Nëse:
- principali dhe interesi i papaguar janë 10,500 ALL;
- norma e penalitetit është 36% në vit;
- vonesa është 5 ditë;
llogaritja është:
10,500 × 36% × 5 ÷ 365 = 51,78 ALL
Penaliteti për 5 ditë vonesë është afërsisht 51,78 ALL.
E njëjta formulë zbatohet edhe për kreditë në EUR.
A ka kufi maksimal për penalitetet?
Po. Penalitetet dhe kamatëvonesat nuk mund të tejkalojnë në total 30% të principalit dhe interesit të papaguar të këstit ose kësteve në vonesë.
Shembull
Nëse principali dhe interesi i kësteve të papaguara janë 100,000 ALL, penalitetet dhe kamatëvonesat nuk mund të tejkalojnë në total 30,000 ALL.
Ky kufi lidhet me këstin ose këstet e papaguara dhe jo me të gjithë shumën fillestare të kredisë.
Çfarë pasojash të tjera mund të ketë mospagimi?
Mospagimi mund të sjellë:
- rritjen e detyrimit për shkak të penalitetit;
- raportimin e vonesës në Regjistrin e Kredive;
- ndikim negativ në historikun tuaj kreditor;
- kufizim të mundësive për të marrë financime të tjera;
- kërkesa nga Banka për shlyerjen e detyrimit;
- nisjen e procedurave për mbledhjen e detyrimit, sipas kontratës dhe legjislacionit në fuqi.
A mund të tërhiqem pasi kam nënshkruar kontratën?
Po. Keni të drejtë të tërhiqeni nga kontrata e kredisë brenda 14 ditëve kalendarike, pa qenë e nevojshme të jepni arsye.
Afati fillon nga:
- data e nënshkrimit të kontratës; ose
- data kur ju vihen në dispozicion kushtet kontraktuale, nëse kjo datë është më e vonshme.
Kjo e drejtë parashikohet në informacionin e standardizuar parakontraktor të kredisë.
Si mund ta ushtroj të drejtën e tërheqjes?
Duhet të njoftoni Bankën brenda afatit 14-ditor, nëpërmjet një mjeti të qëndrueshëm komunikimi.
Njoftimi mund të bëhet, sipas kanaleve të ofruara nga Banka, përmes:
- kërkesës në aplikacion;
- emailit;
- një komunikimi tjetër të pranuar nga Banka.
Njoftimi duhet të tregojë qartë se dëshironi të tërhiqeni nga kontrata e kredisë.
Çfarë duhet të paguaj nëse kredia është disbursuar dhe tërhiqem nga kontrata?
Nëse kredia është disbursuar, duhet t’i ktheni Bankës:
- principalin e marrë;
- interesin e llogaritur nga data e disbursimit deri në datën e kthimit;
- shpenzimet e arsyeshme dhe të dokumentuara të paguara nga Banka ndaj palëve të treta, nëse aplikohen.
Nuk aplikohet penalitet vetëm për faktin se keni ushtruar të drejtën e tërheqjes.
A mund ta shlyej kredinë para afatit?
Po. Mund ta shlyeni kredinë:
- plotësisht; ose
- pjesërisht,
gjatë kohëzgjatjes së saj.
Në rast shlyerjeje të parakohshme, kostoja totale e kredisë reduktohet për interesin dhe kostot që lidhen me periudhën e mbetur.
Për shlyerjen e pjesshme:
- shuma nuk mund të jetë më e vogël se vlera e një kësti;
- duhet të paguhet interesi i llogaritur deri në datën e shlyerjes;
- shlyerje realizohet sipas datës dhe mënyrës së përcaktuar në kontratë dhe në planin e ripagimit.
A ka komision për shlyerjen e parakohshme?
Për kreditë me normë fikse interesi mund të aplikohet kompensim:
- 1% e principalit të shlyer para afatit, nëse kanë mbetur më shumë se 12 muaj deri në përfundimin e kontratës;
- 0,5% e principalit të shlyer para afatit, nëse kanë mbetur 12 muaj ose më pak.
Kompensimi zbatohet vetëm kur plotësohen kushtet e përcaktuara në kontratë dhe në legjislacionin në fuqi.
Në çdo rast, kompensimi nuk mund të tejkalojë kufijtë ligjorë ose humbjen financiare të justifikuar të Bankës.
Si llogaritet komisioni për shlyerjen e parakohshme?
Shembull kur kanë mbetur më shumë se 12 muaj
Nëse shlyeni para afatit 500,000 ALL:
- komisioni është 1%;
- 500,000 × 1% = 5,000 ALL.
Shembull kur kanë mbetur 12 muaj ose më pak
Nëse shlyeni para afatit 500,000 ALL:
- komisioni është 0,5%;
- 500,000 × 0,5% = 2,500 ALL.
Këto janë vlera ilustruese. Shuma përfundimtare llogaritet në datën e shlyerjes dhe sipas kushteve të kontratës.
Çfarë rreziku ka nëse kredia dhe të ardhurat e mia janë në monedha të ndryshme?
Nëse kredia është në një monedhë tjetër nga ajo në të cilën merrni të ardhurat, ndryshimi i kursit të këmbimit mund të rrisë:
- vlerën e këstit në monedhën e të ardhurave;
- shumën totale për t’u paguar;
- barrën mujore të kredisë;
- rrezikun e vështirësive në shlyerje.
Kjo pjesë zbatohet vetëm kur monedha e kredisë është e ndryshme nga monedha në të cilën gjeneroni të ardhurat.
Si mund të ndikojë kursi i këmbimit në këstin tim?
Shembull ilustrues
Supozoni se:
- kësti është 500 EUR;
- kursi në momentin e lidhjes së kontratës është 100 ALL për 1 EUR.
Vlera e këstit në këtë moment është:
500 × 100 = 50,000 ALL
Nëse kursi ndryshon në 121 ALL për 1 EUR, kësti bëhet:
500 × 121 = 60,500 ALL
Edhe pse kësti vazhdon të jetë 500 EUR, vlera e tij në ALL rritet nga 50,000 ALL në 60,500 ALL.
Kjo përfaqëson një rritje prej 21%.
Kur do të më njoftojë Banka për ndryshimin e kursit të këmbimit?
Nëse, si rezultat i ndryshimit të kursit të këmbimit, vlera e këstit rritet me më shumë se 20% krahasuar me vlerën që do të rezultonte nga kursi në datën e lidhjes së kontratës, Banka do t’ju njoftojë nëpërmjet një mjeti të qëndrueshëm komunikimi.
Njoftimi do të përmbajë informacion mbi:
- përqindjen e rritjes së këstit;
- ndikimin në shumën totale për t’u paguar;
- të drejtën për të kërkuar konvertimin e kredisë.
Kjo kërkesë dhe e drejta për konvertim janë pjesë e informacionit parakontraktor për kreditë në monedhë të ndryshme nga ajo e të ardhurave.
A mund ta konvertoj kredinë në monedhën e të ardhurave?
Mund të kërkoni konvertimin e kredisë në monedhën në të cilën gjeneroni të ardhurat.
Konvertimi:
- bëhet me kursin zyrtar të Bankës në datën e konvertimit;
- kërkon rivlerësimin e aftësisë suaj paguese në monedhën e re;
- i nënshtrohet kushteve të kontratës;
- i nënshtrohet politikave të kreditimit të Bankës;
- realizohet në përputhje me legjislacionin dhe kërkesat rregullatore në fuqi.
Për sa kohë janë të vlefshme kushtet që më paraqiten?
Informacioni parakontraktor dhe kushtet e personalizuara qëju paraqiten pasi Banka ka përfunduar me sukses vlerësimin e aplikimit janë të vlefshme për 7 ditë kalendarike.
Nëse brenda kësaj periudhe aplikoni përsëri për të njëjtën shumë dhe të njëjtin afat, Banka do të ruajë të njëjtat kushte të personalizuara të paraqitura në aplikimin e parë, me kusht që:
- kredia e lidhur me aplikimin e parë të mos jetë disbursuar;
- informacioni i deklaruar nga ju të mos ketë ndryshuar;
- të dhënat mbi të cilat është kryer vlerësimi të mos kenë ndryshuar;
- të mos ketë ndryshime që ndikojnë në aftësinë tuaj paguese ose në rezultatin e vlerësimit kreditor.
Nëse kredia e parë është disbursuar, vlefshmëria 7-ditore nuk zbatohet për një aplikim të ri.
Çfarë ndodh nëse ndryshoj shumën ose afatin?
Nëse ndryshoni shumën ose afatin, kryhet një përllogaritje ere dhe mund t’ju paraqiten kushte të ndryshme.
Kjo ndodh, për shembull, nëse:
- nga 500,000 ALL aplikoni për 700,000 ALL;
- nga 60 muaj zgjidhni 48 muaj;
- ndryshoni monedhën e kredisë.
Në këto raste do të merrni informacion të ri dhe të personalizuar parakontraktor.
Çfarë ndodh pas përfundimit të 7 ditëve?
Pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë, Banka kryen një vlerësim të ri.
Si rezultat, mund të ndryshojnë:
- norma e interesit;
- NEI;
- kësti mujor;
- komisioni;
- shuma totale për t’u paguar;
- kushtet e miratimit.
Çfarë ndodh nëse aplikimi im refuzohet?
Nëse aplikimi refuzohet, Banka do t’ju njoftojë pa komision.
Me kërkesën tuaj banka do t’ju japë informacionin që kërkohet nga legjislacioni në fuqi, duke respektuar kufizimet ligjore që lidhen me informacionin konfidencial, parandalimin e mashtrimit, pastrimin e paravedhe modelet e brendshme të vlerësimit.
A kontrollohet informacioni im në Regjistrin e Kredive?
Po. Gjatë shqyrtimit të aplikimit, Banka konsulton informacionin tuaj në Regjistrin e Kredive dhe në burime të tjera të lejuara.
Informacioni mbi kredinë, pagesat dhe vonesat mund të raportohet në përputhje me kërkesat ligjore dhe rregullatore.
A mund të marr një kopje të kontratës?
Po. Keni të drejtë të kërkoni pa pagesë një kopje të kontratës së kredisë.
Kjo e drejtë nuk zbatohet nëse Banka ka vendosur të mos vazhdojë me lidhjen e kontratës.
Ku do ta marr dokumentin parakontraktor?
Dokumenti parakontraktor i personalizuar do t’ju vihet në dispozicion në format elektronik, nëpërmjet kanaleve të përcaktuara nga Banka.
Ai përmban informacionin konkret mbi:
- shumën e kredisë;
- afatin;
- këstin mujor;
- normën e interesit;
- NEI-n;
- komisionin;
- shumën totale për t’u paguar;
- të drejtat dhe detyrimet tuaja;
A mund t’i ndryshojë Banka kushtet e kontratës pa miratimin tim?
Ndryshimet që sjellin pasoja kontraktuale bëhen në përputhje me kushtet e kontratës dhe legjislacionin në fuqi.
Kur kërkohet pëlqimi i të dyja palëve, ndryshimi bëhet me amendim të kontratës dhe duhet të pranohet nga ju dhe nga Banka.
Si mund të paraqes një ankesë?
Mund të paraqisni një ankesë:
- nëpërmjet formularit të dedikuar në faqen e Bankës Jet;
- në aplikacionin Jet Bank;
- duke telefonuar në +355 4 450 7777;
- duke dërguar email në info@jet.bank.
Si mund të kontaktoj Bankën Jet?
Banka Jet Sh.A.
Rruga Skerdilajd Llagami, Lake Park Central, Godina D, Kati4, Tiranë, Shqipëri
Telefon: +355 4 450 7777
Email: info@jet.bank
Faqja web: jet.bank
Aplikacioni Jet Bank
Hapni llogari, transferoni para, menaxhoni kartat, kurseni dhe ndiqni çdo veprim bankar nga një aplikacion i vetëm. Jeni ju në kontroll të parave tuaja!
Jet Bank për iOS
iPhone-i juaj di të bëjë gjithçka dhe tashmë di edhe të bankojë. Hapni llogarinë, menaxhoni kartat dhe qëndroni në kontroll të çdo transaksioni me Jet Bank.
Jet Bank për Android
Jet Bank për telefonat Android sjell pagesa të shpejta, karta virtuale dhe kontroll të plotë financiar në pëllëmbë të dorës suaj.

