Jet Bank në Top 3 Apps në Shqipëri
Nga AI te banking-u digjital; Jet Bank renditet mes aplikacioneve më të shkarkuara në Shqipëri.
.jpg)
Çfarë shkarkojnë shqiptarët në telefonat e tyre? Argëtim, Inteligjencë Artificiale dhe… banking.
Në renditjet e fundit të App Store dhe Google Play, Jet Bank është mes 3 aplikacioneve falas më të shkarkuara në Shqipëri, ndërsa në Google Play renditet #1 në kategorinë Finance.
Për ne, kjo është më shumë sesa një renditje. Fakti që një aplikacion bankar shqiptar gjendet mes aplikacioneve më të shkarkuara të momentit, përkrah produkteve globale të teknologjisë si ChatGPT, tregon se mënyra si përdorim banking-un po ndryshon.
Sot, një bankë nuk konkurron më vetëm me bankat e tjera. Në telefonin tonë, ajo konkurron me çdo aplikacion tjetër për kohën, klikimet dhe vëmendjen tonë.
Kjo ndryshon edhe atë që presim nga banking-u; një eksperiencë të shpejtë, intuitive dhe të thjeshtë, po aq sa aplikacionet që përdorim çdo ditë.
Jet Bank është ndërtuar pikërisht me këtë ide; një bankë 100% digjitale, e krijuar për telefonin dhe për mënyrën si jetojmë sot.
Por përtej renditjes, lajmi më interesant është ndryshimi në sjelljen e përdoruesve shqiptarë. Risitë digjitale po bëhen gjithnjë e më shpejt pjesë e përditshmërisë sonë.
Dhe banking-u duket se është pjesë e këtij ndryshimi.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.
Related news and insights
Explore more updates, announcements, and financial insights from Jet Bank.


.jpg)