Pëlqimi për Marketing
Shikoni si Jet Bank përdor të dhënat tuaja personale për komunikime marketingu, oferta të personalizuara dhe përditësime promovuese, dhe mësoni si mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.

Komunikime Marketingu dhe Përpunimi i të Dhënave Personale
Për çfarë po jepni pëlqimin tuaj
Duke rënë dakord, ju jepni pëlqimin tuaj të shprehur, të lirë, të qartë dhe të informuar që Banka Jet të mbledhë, ruajë dhe përpunojë të dhënat tuaja personale për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë. Kjo do të thotë se ju pranoni të merrni komunikime marketingu, si informacione dhe njoftime për oferta promocionale, produkte dhe shërbime të ofruara nga Banka Jet.
Pëlqimi juaj përfshin gjithashtu përdorimin e teknologjive dhe SDK-ve të integruara në aplikacion për matjen e instalimeve, attribution-in e fushatave, analizimin e eventeve të miratuara në aplikacion dhe vlerësimin e performancës së aktiviteteve të marketingut.
Për këto qëllime mund të përpunohen Firebase InstallationID, AppsFlyer ID, IDFA në iOS ose GAID në Android, Push Registration ID, adresa IP, të dhëna teknike mbi pajisjen dhe të dhëna mbi instalimin dhe përdorimin e aplikacionit. Ky përpunim fillon vetëm pas dhënies së pëlqimit tuaj.
Gjithashtu pranoni dhe konfirmoni që Banka të dërgojë në numrin tuaj të telefonit mesazhe SMS që përmbajnë kode njëpërdorimëshe (OTP), të nevojshme për regjistrimin në aplikacion dhe/ose hyrjen për herë të parë në të.
Si mund t’ju kontaktojë Banka Jet
Ju pranoni që Banka Jet mund t’ju kontaktojë për qëllime marketingu duke përdorur të dhënat që ju keni deklaruar.
Kontaktimi mund të realizohet përmes:
- SMS;
- telefonatave;
- postës elektronike (email);
- njoftimeve nëpërmjet aplikacioneve mobile; dhe
- çdo mjeti tjetër të përshtatshëm komunikimi elektronik.
Oferta të personalizuara
Ju kuptoni dhe pranoni që, për t’ju ofruar oferta të personalizuara dhe për t’i përshtatur produktet dhe shërbimet sipas nevojave tuaja financiare, Banka Jet mund të përpunojë:
- të dhënat tuaja personale;
- të dhënat që lidhen me transaksionet tuaja; dhe
- preferencat dhe mënyrën se si përdorni shërbimet e Bankës.
Modelet e përdorimit dhe preferencat mund të përfshijnë edhe eventet e miratuara në aplikacion. Të dhënat mbi llogaritë, kartat, transaksionet, balancën, të ardhurat ose gjendjen financiare të klientit nuk u transmetohen SDK-ve ose platformave të reklamimit për qëllime të tracking-ut dhe matjes së marketingut.
Ky përpunim kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Me kë mund të ndahen të dhënat tuaja
Banka Jet mund të bashkëpunojë me shoqëri ose kompani që e ndihmojnë në realizimin e komunikimeve marketingu. Në këtë kuadër, të dhënat tuaja personale mund të përpunohen nga këto palë, gjithmonë në përputhje me ligjin dhe duke garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin e tyre.
Ofruesit përkatës mund të përfshijnë Google/Firebase, AppsFlyer dhe Infobip, si dhe platformat e reklamimit, të tilla si Google oseMeta, kur integrimi përkatës është aktivizuar. Këta ofrues marrin vetëm të dhënat e nevojshme për qëllimet e përshkruara më sipër dhe u nënshtrohen detyrimeve të përshtatshme ligjore, kontraktore, të konfidencialitetit dhe sigurisë.
Të dhënat tuaja personale mund të ndahen gjithashtu me shoqëri të grupit të Bankës Jet, brenda ose jashtë Republikës së Shqipërisë, përfshirë shoqëri të lidhura, për t’ju dërguar informacione për produkte, shërbime dhe oferta të tyre ose të Bankës Jet.
Lista e këtyre shoqërive vihet në dispozicion me kërkesën tuaj.
Transparenca
Ju mund të gjeni në çdo kohë informacion të detajuar në Politikën e Bankës Jet për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku shpjegohet:
- cilat të dhëna personale përpunohen;
- për çfarë qëllimesh dhe mbi çfarë baze ligjore përpunohen;
- për sa kohë ruhen të dhënat;
- cilat janë të drejtat tuaja lidhur me të dhënat personale; dhe
- çfarë masash sigurie zbatohen për mbrojtjen e tyre.
Të dhënat individuale të përpunuara nëpërmjet SDK-ve për analytics, attribution dhe matjen e reklamave ruhen për një periudhë jo më të gjatë se 12-24 muaj, ose për një afat më të shkurtër kur kjo kërkohet nga platforma ose partneripërkatës. Informacioni i plotë gjendet në Politikën e Privatësisë të Jet Bank.
Tërheqja e pëlqimit tuaj
Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, pa asnjë kosto dhe pa qenë e nevojshme të jepni një arsye, duke kontaktuar Bankën Jet përmes kanaleve të saj zyrtare të komunikimit.
Çfarë ndodh pas tërheqjes së pëlqimit
Tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale të kryer përpara momentit të tërheqjes.
Më shumë informacion
Më shumë informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave personale është i disponueshëm në faqen zyrtare të internetit të Bankës Jet: https://www.jet.bank/sq-al/privacy-policy
-min.jpg)
Hap llogarinë tënde falas në Jet Bank
100% online. Hape brenda pak minutash dhe menaxho financat e tua të përditshme direkt nga telefoni.