Terms and Conditions

Përdorimi i të dhënave nga Regjistrat Shtetërorë

Mësoni si Banka Jet mund të përdorë të dhënat nga Regjistrat Shtetërorë për të konfirmuar informacionin tuaj dhe për të vlerësuar aplikimin për tuaj për kredi ose kartë krediti.

Autorizim për Marrjen dhe Verifikimin e të Dhënave nga Regjistri Elektronik Shtetëror i ISSH

Ju bëjmë me dije se BankaJet Sh.A., bazuar në pëlqimin/autorizimin tuaj, merr të dhëna nëpërmjet ndërveprimit elektronik me Regjistrin Elektronik të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (“ISSH”), me qëllim verifikimin e të ardhurave të deklaruara dhe vlerësimin e aftësisë suaj paguese.

Pse kërkohet ky pëlqim/autorizim dhe për çfarë përdoren të dhënat?

Autorizimi nevojitet që Banka Jet Sh.A. nëpërmjet ndërverpimit elektronik të verifikojë të dhënat tuaja pranë Regjistrit Elektronik të Institutit të Sigurimeve Shoqërore (“ISSH”), në kuadër të shqyrtimit të kërkesës suaj për kredi dhe vlerësimin e aftësisë suaj paguese për të përmbushur detyrimet që mund të lindin nga kredia ose karta e kreditit.

Cila është baza ligjore për përpunimin e të dhënave?

Banka Jet Sh.A. përpunon të dhënat tuaja për shqyrtimin e kërkesës për kredi ose kartë krediti dhe vlerësimin e aftësisë suaj paguese, në përmbushje të detyrimeve ligjore dhe rregullatore të Bankës për vlerësimin e gjendjes financiare të kredimarrësit, administrimin e rrezikut të kredisë dhe ruajtjen e dokumentacionit përkatës.

Ky përpunim mbështetet nënenin 7, pika 1, shkronja “c”, të ligjit nr. 124/2024 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, në nenet 56 dhe 61 të ligjit nr. 9662, datë 18.12.2006,“Për bankat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe po ashtu në nenin12 të Rregullores nr. 62/2011 të Bankës së Shqipërisë “Për administrimin e rrezikut të kredisë nga bankat dhe degët e bankave të huaja”, të ndryshuar.

Gjithashtu, të dhënat tuaja përpunohen për shqyrtimin e kërkesës për financim, përpara lidhjes së kontratës, në përputhje me nenin 7, pika 1, shkronja “b”, të ligjit nr. 124/2024.

Dërgimi i numrit tuaj personal të identitetit dhe marrja e të dhënave nga Regjistri Elektronik i ISSH-së realizohen në mënyrë elektronike nëpërmjet ndërveprimit, vetëm pasi të keni dhënë autorizimin tuaj, në përputhje me dispozitat ligjore të sipërcituara.

Autorizimi është specifik, lidhet vetëm me kërkesën konkrete për financim dhe përdoret vetëm për marrjen e të dhënave të nevojshme për verifikimin e të ardhurave të deklaruara dhe vlerësimin e aftësisë suaj paguese. Ai nuk i jep Bankës akses të përgjithshëm, të pakufizuar ose periodik në Regjistrin Elektronik të ISSH-së.

Cilat të dhëna mund të përpunohen?

Nga Regjistri Elektronik i ISSH-së, Banka mund të marrë vetëm të dhënat e nevojshme për verifikimin e të ardhurave të deklaruara dhe vlerësimin e aftësisë paguese, përfshirë, sipas rastit:

• muaji kontributiv,
• viti kontributiv,
• NIPT dhe emri i punëdhënësit,
• paga kontributive,
• kontribute shoqërore,
• kontribute shëndetësore,
• kontribute suplementare.

Për sa kohë është i vlefshëm autorizimi?

Autorizimi është i vlefshëm vetëm njëherë për marrjen dhe verifikimin e të dhënave në kuadër të kërkesës aktuale për financim.

Ai nuk do të përdoret për një aplikim tjetër ose për marrjen e të dhënave të reja nga ISSH-ja pa autorizimin tuaj, përveç rasteve kur kjo lejohet ose kërkohet shprehimisht nga legjislacioni në fuqi.

Për sa kohë ruhen të dhënat?

Të dhënat e marra do të ruhen si pjesë e dokumentacionit të kërkesës dhe, nëse financimi miratohet, si pjesë e dosjes së kredisë, për aq kohë sa kërkohet nga legjislacioni bankar dhe financiar dhe politikat e ruajtjes së të dhënave të Bankës.

Ruajtja e të dhënave nuk i jep Bankës të drejtën të kryejë kërkesa të reja pranë ISSH-së jashtë kushteve të këtij autorizimi.

Çfarë ndodh nëse nuk e jap autorizimin?

Nëse nuk autorizoni Bankën atëherë ne, nuk do të marrim të dhënat tuaja nga Regjistri Elektronik i ISSH-së.

Ky verifikim është i nevojshëm për vlerësimin e aftësisë paguese, Banka nuk do të jetë në gjendje të vijojë me shqyrtimin e kërkesës suaj për kredi.

Dhënia e autorizimit nuk garanton miratimin e kredisë apo kartës së kreditit.

Si mbrohen të dhënat e mia?

Të dhënat përpunohen në përputhje me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, sekretin bankar dhe konfidencialitetin profesional.

Banka Jet Sh.A. zbaton masa teknike dhe organizative për të garantuar konfidencialitetin, integritetin dhe sigurinë e të dhënave dhe për të parandaluar aksesin, përdorimin, ndryshimin, humbjen ose përhapjen e paautorizuar të tyre.

Cilat janë të drejtat e mia?

Ju mund t’i kërkoni BankaJet Sh.A. akses në të dhënat tuaja personale, korrigjimin e tyre nëse janë të pasakta ose të paplota, si dhe ushtrimin e të drejtave të tjera të parashikuaranga legjislacioni në fuqi.

Ju mund ta tërhiqni autorizimin tuaj në çdo kohë. Tërheqja nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit të kryer përpara tërheqjes, por mund të bëjë të pamundur vijimin e shqyrtimit të kërkesës për kredi.

Për ushtrimin e të drejtave tuaja mund të kontaktoni:

Banka JetSh.A.

Rruga “Skerdilajd Llagami”, Lake Park Central, Godina D, Kati 4, Tiranë, Shqipëri

Email: dpo@jet-bank.com

Telefon: +355 44507 777

Web: www.jet.bank

Çfarë deklaroj dhe konfirmoj?

Duke dhënë pëlqimin nëpermjet aplikacionit të Jet Bank, konfirmoj se e kam lexuar dhe kuptuar këtë informacion dhe autorizoj Banka Jet Sh.A. të marrë dhe të përpunojë të dhënat tuaja nga Regjistri Elektronik i ISSH-së, vetëm për verifikimin e të ardhurave të deklaruara prej jush dhe vlerësimin e aftësisë suaj paguese në kuadër të kërkesës aktuale për kredi.

Full name
Job title, Company name

Hap llogarinë tënde falas në Jet Bank

100% online. Hape brenda pak minutash dhe menaxho financat e tua të përditshme direkt nga telefoni.

Shkarko Jet Bank

Skano kodin QR për të shkarkuar aplikacionin

Contact us

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.

Thank you! Your submission has been received!
Oops! Something went wrong while submitting the form.
Current Account Consumer Loan Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange
ALB ENG
WhatsApp