Specialist i Parandalimit të Mashtrimit me Karta
Specialist I parandalimit te Mashtrimit me karta është përgjegjës për monitorimin, analizimin dhe trajtimin e rasteve të dyshuara për mashtrim (fraud) që lidhen me transaksionet me karta debiti/krediti.

Përshkrimi i Rolit
Jet Bank është një bankë plotësisht digjitale, e orientuar drejt ofrimit të shërbimeve financiare moderne dhe transparente, me fokus në teknologji dhe përvojë të përmirësuar për klientët. Specialist I parandalimit te Mashtrimit me karta është përgjegjës për monitorimin, analizimin dhe trajtimin e rasteve të dyshuara për mashtrim (fraud) që lidhen me transaksionet me karta debiti/krediti. Roli përfshin bashkëpunim të ngushtë me departamente të brendshme, banka të tjera, skemat ndërkombëtare të kartave dhe palë të treta, me qëllim parandalimin, identifikimin dhe minimizimin e riskut të fraud-it.
Përgjegjësitë Kryesore
· Kontrollon dhe analizon transaksionet e kryera me karta per te identifikuar ne kohe transaksionet e dyshimta me qellim parandalimin e mashtrimeve.
· Kontrollon dhe analizon alertet e raportuara nga platforma e monitorimit te Fraud, Visa dhe Mastercard për raste fraud potencial.
· Përgjegjës për krijimin, përditësimin dhe fshirjen e rregullave në aplikacionin e Fraud Management.
· Siguron respektimin e afateve kohore (SLA) për trajtimin e rasteve të fraud-it, reklamimeve dhe chargeback-eve, në përputhje me rregulloret e Visa dhe Mastercard si dhe procedurat e brendshme të Bankës.
· Dokumenton në mënyrë të plotë dhe të strukturuar të gjitha rastet e fraud-it, vendimmarrjet e marra dhe veprimet e ndërmarra, duke siguruar gjurmë të qarta auditi (audit trail) dhe përputhshmëri me politikat e brendshme të Bankës.
· Merr pjesë aktive në projekte që lidhen me sigurinë e kartave, përfshirë përmirësimin e kontrolleve parandaluese dhe mekanizmave të mbrojtjes.
· Informohet mbi manualet e reja, mandatet, rregulloret dhe njoftimet e publikuara nga skemat ndërkombëtare të kartave (Visa &Mastercard), lidhur me trendet më të fundit të riskut dhe fraud-it, në nivel vendor dhe ndërkombëtar.
· Propozon përmirësime në proceset operative dhe në rregullat e monitorimit, bazuar në analizën e rasteve të ndodhura, trendet e tregut dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Kualifikimet & Eksperienca
· Diplomë në Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
· 2–4 vite përvojë pune në parandalimin e mashtrimit dhe operacionet e kartave, me njohuri të mira mbi transaksionet me karta debiti dhe krediti, flukset e autorizimit dhe proceset operative që lidhen me kartat.
· Njohuri mbi rregullat dhe procedurat e Visa dhe/ose Mastercard, veçanërisht në fushën e fraud dhe chargeback.
· Përvojë pune me sisteme ose platforma për monitorimin e fraud.
· Njohuri shumë të mira mbi procedurat e monitorimit dhe parandalimit të fraud-it të kartave, përfshirë identifikimin e transaksioneve të dyshimta dhe menaxhimin e rasteve përkatëse
· Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe të brendshme dhe palë të jashtme.
Pse të Bashkohesh me Ne
• Të bëheni pjesë e një banke digjitale “greenfield” me sisteme dhe procese moderne.
• Rol me ndikim të lartë, përgjegjësi reale dhe dukshmëri.
• Mundësi zhvillimi profesional ndërsa banka rritet.
• Kulturë bashkëpunuese, stil startup-i dhe burokraci e ulët.
• Paketa konkurruese page dhe përfitimesh.
Apply for this job
Fill out the form below so you can apply for this job posting.
Explore Other Open Positions
Discover additional opportunities across Jet Bank and find the role that best matches your skills, experience, and career ambitions.
