Menaxher të Marrëdhënies dhe Angazhimit të Klientëve
Jet Bank është një bankë dixhitale në rritje të shpejtë, e ndërtuar mbi një ide të thjeshtë: bankingu duhet të jetë i shpejtë, transparent dhe që të pëlqen ta përdorësh. Ekipi ynë i Marrëdhënies dhe Angazhimit të Klientëve është niveli që ekzekuton në mënyrë të automatizuar çdo fazë të udhëtimit të klientit. Ne po kërkojmë një Menaxher të Marrëdhënies dhe Angazhimit të Klientëve që të transformojë udhëtimet e dizenjuara nga departamentet tona kryesore në procese të automatizuara, të matshme dhe të monitoruara në kohë reale.

Si Menaxher i Marrëdhënies dhe Angazhimit të Klientëve, do t’i merrni kërkesat dhe skenarët e udhëtimit të klientit nga Përvetësimi i Klientëve Retail, Drejtuesi i Rrugëtimit të Klientit dhe Drejtuesi i Produkteve, dhe do t’i ktheni ato në flukse të plota, të konfiguruara dhe të testuara në platformën tonë të automatizimit të marketingut CRM. Pasi udhëtimi të jetë aktiv, do të jeni përgjegjës për monitorimin në kohë reale të performancës së tij – dërgimin, mbërritjen tek klientët dhe rezultatet – dhe do të jeni personi që mund t’i raportojë çdo departamenti kryesor, në çdo moment sa klientë janë të infomuar, cilët janë saktësisht dhe sa i suksesshëm ka qenë çdo njoftim. Nuk do të përcaktoni strategjinë pas një rrugëtimi; përgjegjësia juaj është të siguroheni që çdo proces funksionon si duhet, ta matni me saktësi dhe t’ua raportoni ato ekipeve përgjegjëse.
Çfarë do të bëni
Implementimi
· Të merrni specifikimet dhe kërkesat për udhëtimet e klientit nga Përvetësimi i Klientëve Retail, Drejtuesi i Rrugëtimit të Klientit dhe Drejtuesi i Produkteve dhe t’i ktheni ato në procese të konfiguruara në platformën e automatizimit.
· Të ndërtoni aktivizuesat, segmentet e audiencës,variantet e përmbajtjes dhe rregullat e kohëzgjatjes për çdo udhëtim përmes email, njoftimet push, SMS dhe mesazhet brenda aplikacionit.
· Të kryeni kontrollin e cilësisë (QA) përpara lançimit të çdo udhëtimi - duke testuar logjikën, segmentimin, shfaqjen e përmbajtjes dhe kohën e dërgimit.
· Të mirëmbani integrimin teknik ndërmjet platformës së automatizimit dhe sistemeve të Produktit & IT.
Monitorimi
· Të monitoroni vazhdimisht çdo rrugëtim aktiv dhe të mbani një regjistër të centralizuar të të gjitha njoftimeve aktive dhe statusit të tyre.
· Të monitoroni në kohë reale dërgimin dhe performancën e komunikimeve, duke identifikuar menjëherë rrugëtimet me probleme, të vonuara ose me performancë nën pritshmëri.
· Të identifikoni dhe përcillni për zgjidhje çështjet teknike që ndikojnë në dërgimin e komunikimeve, duke koordinuar zgjidhjen e tyre me ekipet e Produkteve dhe IT-së
Matja dhe raportimi
· Të raportoni saktësisht sa klientë janë informuar përmes çdo udhëtimi dhe cilët kanë qenë ata, si në nivel segmenti dhe individual.
· Të matni dhe raportoni performancën e çdo njoftimi, duke përfshirë normën e dërgimit, normën e hapjes dhe klikimeve,normën e konvertimit dhe nivelin e përmbushjes së objektivit të departamentit përgjegjës.
· Të përgatisni raporte të rregullta performance për Përvetësimi i Klientëve Retail, Drejtuesi i Rrugëtimit të Klientit dhe Drejtuesi i Produkteve.
· Të mbështesni realizimin e testeve A/B, ndjekjen e rezultateve dhe analizën e tyre.
· Të transferoni rastet e pazgjidhura ose klientët që nuk kanë përfunduar procesin tek Qendra e Kujdesit ndaj Klientit pas përfundimit të sekuencës së automatizuar.
· Të mirëmbani cilësinë e të dhënave, regjistrat e pëlqimeve dhe standardet e përputhshmërisë së komunikimeve në të gjitha rrugëtimet e klientit.
Çfarë do të sillni në këtë rol
· 3 + vite eksperiencë në implementimin e fushatave ose udhëtimeve të klientit në një platformë marketing automation CRM (si Braze, Salesforce Marketing Cloud, Iterable ose të ngjashme).
· Aftësi të forta analitike dhe eksperiencë praktike në ndërtimin e raporteve dhe dashboard-eve (Excel dhe/ose SQL dhe/ose mjete BI).
· Përvojë në shndërrimin e kërkesave ose specifikimeve në rrugëtime funksionale dhe të testuara, me saktësi, vëmendje të lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me logjikë kushtore. Kujdes të lartë ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me logjikë të kushtëzuar.
· Njohuri praktike në segmentimin e klientëve dhe përcaktimin e audiencave të synuara.
· Njohuri mbi treguesit e dërgueshmërisë së email-eve, push dhe SMS-ve, si dhe aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve.
· Aftësi për të zbatuar kërkesat dhe specifikime te përcaktuara nga ekipet e tjera, si dhe për të raportuar rezultatet në mënyrë të qartë dhe periodike.
· Diplomë Bachelor në një fushë relevante; eksperienca në banking dixhital ose fintech përbën avantazh, por nuk është e domosdoshme.
· Përbëjnë avantazh: njohuritë bazë në SQL,përvoja me HTML dhe modelet e email-eve, si dhe përvoja e mëparshme në menaxhimin e kërkesave për pëlqimin e klientëve dhe përputhshmërinë e komunikimeve me klientët.
Si duket suksesi në këtë rol
Performanca juaj do të vlerësohet bazuar në nivelin e plotësisë dhe saktësisë me të cilin çdo rrugëtim aktiv zbatohet sipas kërkesave të përcaktuara, në nivelin e monitorimit të vazhdueshëm të rrugëtimeve aktive dhe në shpejtësinë dhe qartësinë e raportimit tuaj. Çdo departament kryesor duhet të jetë gjithmonë në gjendje të marrë një përgjigje të saktë për tri pyetje themelore: “Sa klientë janë informuar? Cilët kanë qenë? Dhe sa mirë ka funksionuar komunikimi?”
Çfarë ofrojmë
· Pagë konkurruese dhe bonus bazuar në performancë.
· Paketë gjithëpërfshirëse për shëndetin dhe mirëqenien.
· Punë hibride dhe orare fleksibël.
· Buxhet të dedikuar për zhvillim profesional dhe trajnime.
· Mundësinë për të ndërtuar nga e para sistemin e matjes dhe monitorimit që do të mbështesë një model tërësisht të ri operativ për Retail.
Apply for this job
Fill out the form below so you can apply for this job posting.
Explore Other Open Positions
Discover additional opportunities across Jet Bank and find the role that best matches your skills, experience, and career ambitions.
.jpg)
