Terms and Conditions

Credit Operations Specialist

Credit Operations Specialist është përgjegjës për administrimin operacional të kredive gjatë dhe pas aprovimit, duke siguruar procesim të saktë, në kohë dhe në përputhje me procedurat e bankës.

Published on:
07.07.2026
Application Deadline:
August 25, 2026
Përshkrimi i Rolit

Credit Operations Specialist është përgjegjës për administrimin operacional të kredive gjatë dhe pas aprovimit, duke siguruar procesim të saktë, në kohë dhe në përputhje me procedurat e bankës. Roli përfshin menaxhimin e disbursimeve, ndryshimeve operacionale dhe mbylljes së kredive, duke bashkëpunuar ngushtë me ekipet e Riskut, Financës, Collections, Customer Support dhe Compliance për të garantuar efikasitet dhe kontroll operacional.

Përgjegjësitë Kryesore

·       Administron proceset operacionale të kredive para dhe pas aprovimit, duke siguruar përpunim korrekt dhe në kohë të veprimeve në sistem.

·       Kryen disbursime manuale të kredive sipas procedurave dhe autorizimeve të brendshme të bankës.

·       Verifikon plotësimin e kushteve operacionale të nevojshme për disbursim përpara ekzekutimit të transaksionit.

·       Kryen veprime operacionale në sistem lidhur me:

  1. disbursimet;
  2. ndryshimet mbi kreditë aktive;
  3. mbylljet e kredive;
  4. parapagimet e pjesshme ose totale;
  5. ristrukturimet operacionale;
  6. korrigjimet operacionale të autorizuara.

·       Menaxhon procesin e mbylljes së kredive dhe siguron reflektimin korrekt të statusit në sistemet e bankës.

·       Ndjek dhe trajton kërkesat operacionale të klientëve ose departamenteve të tjera lidhur me administrimin e kredive.

·       Siguron që të gjitha veprimet operacionale të jenë në përputhje me procedurat e brendshme, kontrollet operative dhe kërkesat rregullatore.

·       Identifikon dhe raporton problematika operacionale, mospërputhje ose raste që kërkojnë eskalim.

·       Mbështet auditimet e brendshme dhe të jashtme duke ofruar evidenca dhe informacion operacional të saktë.

·       Kontribuon në përmirësimin e proceseve operative dhe automatizimin e aktiviteteve manuale kur është e mundur.

·       Procesi i disbursimeve është i automatizuar, ndërsa fokusi kryesor është monitorimi i tij. Sipas nevojës, mund të kërkohet edhe ndërhyrje manuale për të siguruar funksionimin e saktë dhe të pandërprerë të procesit.

Kualifikimet & Eksperienca

·       Diplomë universitare në Financë, Ekonomik, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme. Minimumi 2 vite eksperiencë në operacione bankare, administrim kredish ose procese operative financiare.

·       Eksperiencë në ambiente digjitale bankare ose fintech.

·       Njohuri mbi produktet e kredive dhe proceset operacionale të tyre.

·       Aftësi të mira organizative dhe menaxhimi të prioriteteve në ambiente dinamike.

·       Aftësi për të ndjekur procedura dhe kontrolle operative me rigorozitet.

·       Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndër-departamental.

·       Njohuri të Microsoft Office, veçanërisht Excel.

·       Eksperiencë në administrimin e kredive retail dhe biznes.

·       Njohuri mbi proceset e disbursimit, parapagimit dhe mbylljes së kredive.

·       Qasje proaktive dhe orientim drejt zgjidhjes së problematikave operacionale.

·       Aftësi për të punuar me volume të larta operacionesh dhe afate kohore të ngushta.

Pse të Bashkohesh me Ne

•        Të bëheni pjesë e një banke digjitale “greenfield” me sisteme dhe procese moderne.

•        Rol me ndikim të lartë, përgjegjësi reale dhe dukshmëri.

•        Mundësi zhvillimi profesional ndërsa banka rritet.

•        Kulturë bashkëpunuese, stil startup-i.

•        Paketë konkurruese page dhe përfitimesh.

Full name
Job title, Company name
Tagline

Apply for this job

Fill out the form below so you can apply for this job posting.

Lexoni politika e plotë e privatësisë.
Faleminderit! Formulari juaj është pranuar!
Ups! Ndodhi një gabim gjatë dërgimit të formularit.
More Opportunities

Explore Other Open Positions

Discover additional opportunities across Jet Bank and find the role that best matches your skills, experience, and career ambitions.

Current Account Savings Account Deposits Debit Mastercard Foreign Exchange ALB ENG
WhatsApp