Example of Pre-Contractual Information
Explore an example of the pre-contractual information Jet Bank provides before a consumer loan is signed, including loan terms, costs, APR (NEI), and repayment details.

Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Përshkrimi i karakteristikave kryesore të produkteve të kredisë
Teksti prezantues
Ky dokument përbën informacion parakontraktor të standardizuar, i dhënë në përputhje me Rregulloren nr. 48, datë 01.07.2015 “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare”, dhe nuk përbën një ofertë kontraktore detyruese për Bankën.
Shifrat dhe kushtet e paraqitura bazohen në informacionin e dhënë nga aplikuesi dhe në kushtet aktuale të tregut në momentin e përgatitjes së këtij dokumenti. Ato mund të ndryshojnë përpara lidhjes së kontratës, nëse ndryshojnë kushtet e tregut ose informacioni i deklaruar nga aplikuesi.
Dhënia e këtij informacioni nuk krijon detyrim për Bankën për të miratuar ose disbursuar kredinë.
Lloji i kredisë
Kredia konsumatore është një kredi me këste mujore, e destinuar për individë me të ardhura të verifikueshme, për financimin e nevojave personale (jo për qëllime biznesi).
Miratimi i kredisë bazohet në vlerësimin e aftësisë paguese të aplikuesit, analizën e të ardhurave dhe shpenzimeve, si dhe në informacionin mbi historikun e tij kreditor, në përputhje me legjislacionin dhe politikat e kreditimit të Bankës.
Shuma totale e kredisë
Kjo është shuma maksimale e fondeve që vihet në dispozicion të konsumatorit sipas kontratës së kredisë
1,000,000 LEK
Kushtet që rregullojnë tërheqjen e fondeve (Nënkupton si dhe kur do merren paratë)
Si kusht për disbursimin e kredisë, Kredimarrësi hap një llogari rrjedhëse pranë Bankës Jet (në vijim “Llogaria e Kredisë”), në të cilën Banka kryen disbursimin e fondeve dhe përmes së cilës realizohet ripagimi i kredisë.
Pas disbursimit, fondet kreditohen në Llogarinë e Kredisë dhe bëhen të disponueshme për përdorim nga Kredimarrësi nëpërmjet transfertave, pagesave direkte ose tërheqjes me kartë debiti.
Kohëzgjatja e kontratës së kredisë
60 muaj
Këstet dhe mënyra se si do të shlyhen këstet
Shuma e këstit mujor:
21,247 LEK
Këstet paguhen çdo muaj, në datën e përcaktuar në kontratë.
Çdo këst përfshin principalin dhe interesin, sipas planit të amortizimit që i vihet në dispozicion konsumatorit në momentin e disbursimit.
Shuma totale që konsumatori do të ketë për të paguar
(Nënkupton shumën e fondeve të mundshme për t’u marrë hua, plus interesat dhe kostot e mundshme që lidhen me kredinë )
Shuma totale që konsumatori do të paguajë për kredinë është:
1,274,822 LEK
Kjo shumë përfshin:
- Principalin: 1,000,000 LEK
- Interesin total: 274,822 LEK
- Komisionet dhe kostot e tjera të aplikueshme: 20,000 LEK
Rreziku i kursit të këmbimit dhe e drejta e konvertimit
Në rast se kredia është lëshuar në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën konsumatori gjeneron të ardhurat, Banka do të njoftojë konsumatorin nëpërmjet një mjeti të qëndrueshëm komunikimi nëse, si rezultat i ndryshimeve në kursin e këmbimit, vlera e këstit rritet me më shumë se 20% krahasuar me vlerën që do të rezultonte nga aplikimi i kursit të këmbimit në datën e lidhjes së kontratës.
Njoftimi do të përmbajë informacion mbi:
- përqindjen e rritjes së këstit;
- ndikimin në shumën totale të pagueshme;
- të drejtën e konsumatorit për të kërkuar konvertimin e kredisë në monedhën në të cilën ai gjeneron të ardhurat.
Konsumatori ka të drejtë të kërkojë konvertimin e monedhës së kredisë, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe kushtet e kontratës së kredisë.
Konvertimi realizohet:
- me kursin zyrtar të Bankës në datën e konvertimit;
- pas rivlerësimit të aftësisë paguese në monedhën e re;
- në përputhje me politikat e kreditimit të Bankës dhe aktet rregullatore në fuqi.
Garanci/siguri të nevojshme
Nuk kërkohet kolateral.
Kostoja e Kredisë
Norma e interesit të kredisë që do të aplikohet në kontratën e kredisë
Norma e interesit për këtë kredi është fikse 10% dhe mbetet e pandryshueshme gjatë gjithë kohëzgjatjes së kontratës. Ajo nuk i nënshtrohet rishikimit dhe nuk lidhet me asnjë indeks apo normë reference të tregut.
Norma efektive e interesit (NEI)
Është totali i kostos së kredisë për klientin, e shprehur si përqindje vjetore e vlerës së kredisë së dhënë dhe e llogaritur në përputhje me nenin 6 dhe aneksin nr. 1 të rregullores nr. 59 “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”.
NEI për këtë kredi është: 11.43% në vit.
NEI është norma që përfaqëson koston totale të kredisë për konsumatorin, e shprehur si përqindje vjetore e shumës së kredisë. Ajo përfshin interesin dhe çdo komision apo shpenzim tjetër të detyrueshëm që konsumatori paguan në lidhje me kontratën e kredisë.
Konsumatori informohet për vlerën e NEI në momentin e aplikimit, në planin paraprak të ripagimit dhe si pjesë e dokumentacionit parakontraktual. Vlera përfundimtare e NEI konfirmohet në planin e amortizimit pas disbursimit të kredisë, i cili vihet në dispozicion nëpërmjet platformës digjitale të Bankës.
NEI është 11.43% për kredinë me kushtet e specifikuara më poshtë:
Shuma 1,000,000 LEK;
Numri i pagesave mujore 60;
Komisioni i administrimit, i cili paguhet njëherë = 20,000 LEK;
Interesi: 10% normë fikse gjatë gjithë afatit të kredisë.
Çdo kosto shtesë që është e detyrueshme për përfitimin e kredisë.
Kosto shtesë të pakthyeshme në rastin që aplikohen për marrjen e kredisë, të tilla si: komisioni i aplikimit, komisioni i angazhimit, komisioni i disbursimit etj.
Në momentin e disbursimit të kredisë aplikohet vetëm komisioni i administrimit të kredisë 2%.
Nuk aplikohen kosto të tjera shtesë.
Kostot në rastin e pagesave me vonesë
Mungesa e pagesave të kësteve mund të sjellin pasoja të rënda për konsumatorin dhe e bëjnë procesin e mbajtjes së kredisë më të vështirë.
Në rast se Kredimarrësi nuk paguan në kohë këstin e kredisë, Banka përvec normës së interesit, ka të drejtë të aplikojë penalitet në 36% i llogaritur mbi detyrimin e këstit/kësteve të rradhes të pa paguar (që në çdo rast përfshijnë vetëm kryegjënë + interesin) për numrin e ditëve në të cilën ai është me vonesë.
Përllogaritja e penalitetit: P= K*p*n/365
Ku:
P = Penaliteti
K = Kesti i rradhes
p = % e penalitetit per vonese
n = Nr i diteve ne vonese
Shembull: Kësti i rradhës është 21,247 Lekë Dite në vonesë 5 ditë Penaliteti i paguar = 21,247*36%*5/365 = 104.78 Lekë I njëjti shembull mund të përdoret për të gjitha monedhat
Penalitetet dhe kamatëvonesat, të cilat paguhen nga kredimarrësi, nuk do te tejkalojnë në asnjë rast më shumë se 30% të shumës së detyrimit kontraktor (këstit/kësteve të papaguar të kredisë, që në çdo rast përfshijnë vetëm kryegjënë dhe interesin).
Aspekte të tjera të rëndësishme ligjore
E drejta për t’u tërhequr
Kredimarrësi ka të drejtë të tërhiqet nga Kontrata e Kredisë brenda një periudhe prej 14 (katërmbëdhjetë) ditësh kalendarike, pa dhënë arsye. Ky afat fillon nga dita e nënshkrimit të Kontratës ose nga data kur Kredimarrësi merr në dispozicion kushtet kontraktuale, nëse kjo e fundit është e mëvonshme.
Për ushtrimin e kësaj të drejte, Kredimarrësi duhet të njoftojë Bankën brenda afatit 14-ditor, nëpërmjet Mjeteve të Qëndrueshme të Komunikimit, për vendimin e tij për t’u tërhequr nga Kontrata.
Në rast se kredia është disbursuar, Kredimarrësi është i detyruar t’i rikthejë Bankës:
i. shumën e plotë të kryegjësë së disbursuar;
ii. interesin e përllogaritur për periudhën nga data e disbursimit deri në datën e shlyerjes; si dhe
iii. çdo shpenzim të arsyeshëm dhe të dokumentuar të krijuar nga Banka ndaj palëve të treta në lidhje të drejtpërdrejtë me disbursimin e kredisë.
Me përmbushjen e këtyre detyrimeve, Kontrata konsiderohet e zgjidhur pa penalitete të tjera për Kredimarrësin.
Shlyerja (pagesa) e kredisë para afatit të maturimit
Konsumatori ka të drejtë të kryejë në çdo kohë, para afatit të maturimit, shlyerjen e pjesshme ose të plotë të kredisë.
Kredimarrësi ka të drejtë të kryejë shlyerje të parakohshme të kredisë, në total ose pjesërisht (jo më pak se vlera e një kësti), përpara afatit të përcaktuar në Kontratë, me kusht që të ketë paguar paraprakisht të gjitha interesat e përllogaritura deri në datën e shlyerjes.
Shlyerja e pjesshme do të realizohet në datën pasardhëse të këstit të radhës, sipas planit të ripagimit.
Në rast shlyerjeje të parakohshme, Banka ka të drejtë të aplikojë një kompensim për shlyerje para afatit, si më poshtë:
Komisioni për shlyerje të parakohshme në rast të normës fikse të interesit:
- 1% mbi shumën e principalit që shlyhet para afatit, nëse shlyerja kryhet para vitit të fundit të afatit të kontratës;
- 0.5% mbi shumën e principalit që shlyhet para afatit, nëse shlyerja kryhet gjatë vitit të fundit të afatit të kontratës.
Kompensimi i aplikuar nuk do të tejkalojë kufijtë e përcaktuar në legjislacionin në fuqi.
Banka ka të drejtën e kompensimit, në rastin e shlyerjes së kredisë para afatit të maturimit
Konsumatori ka të drejtë të kryejë në çdo kohë, para afatit të maturimit, shlyerje të pjesshme ose të plotë të detyrimeve të tij të lindura nga kontrata e kredisë. Në këtë rast, banka duhet të bëjë reduktim të kostos totale të kredisë. Ky reduktim konsiston në uljen e shumës së interesit dhe shpenzimeve të tjera të aplikueshme për shumën e kryegjësë së shlyer para afatit të maturimit, siç është rënë dakord në kontratën e kredisë për të tilla raste.
Banka ka të drejtën për një kompensim të drejtë dhe objektiv vetëm në rastet kur shlyerja e kredisë para afatit i përkon një periudhe për të cilën norma e interesit është fikse, sipas përcaktimit në kontratën e kredisë. Kompensimi në këtë rast nuk mund të tejkalojë humbjet financiare të bankës, të cilat duhet të jenë të justifikuara nga kosto të mundshme të lidhura direkt me shlyerjen/et e kredisë para afatit.
Kompensimi për bankën, për shlyerjet e parakohshme nuk aplikohet nëse shlyerja e kredisë para afatit i përkon një periudhe, për të cilën norma e interesit të kredisë nuk është fikse.
Informimi në rast refuzimi të kredisë
Banka informon klientin menjëherë dhe pa komisione nëse aplikimi i tij për kredi është refuzuar duke i vënë në dispozicion dhe arsyet mbi te cilat është bazuar ky refuzim.
E drejta e pajisjes me kopjen e projektkontratës së kredisë
Konsumatori ka të drejtën për t'u pajisur, me kërkesën e tij dhe pa pagesë, me një kopje të projektkontratës së kredisë. Kjo e drejtë nuk do të zbatohet nëse banka, në kohën e kërkesës, nuk është e gatshme të vazhdojë me nënshkrimin e kontratës së kredisë me konsumatorin.
Mënyra e njoftimit, si dhe mënyra e marrjes së pëlqimit të konsumatorit, në rast ndryshimesh të kushteve, të cilat sjellin pasoja në bazë të kontratës
Çdo kusht i ndryshuar në kontratë bëhet me amendim kontrate dhe me nënshkrimin e këtij dokumenti nga të dy palët si Banka dhe klienti. Asnjë ndryshim në kontratë nuk behet pa nenshkrimin ne menyre elektronike nga palet.
Skema e brendshme e ankimimit të konsumatorit kundrejt bankës
Një ankimim mund të depozitohet përmes kanaleve të mëposhtëm:
- Duke plotësuar formën e dedikuar në faqen zyrtare të Jet Bank http://jet.bank
- Në aplikacionin mobile Jet.Bank
- Duke telefonuar Shërbimin e Klientit në +35544507777
- Duke shkruajtur në adresën e e-mail: info@jet-bank.com
Periudha kohore gjatë së cilës Banka ka detyrime që rrjedhin nga informacioni parakontraktor
Ky informacion është i vlefshëm prej datës 1 Qershor 2026
Konsumatori
(Konfirmon marrjen e informacionit parakontraktor)
(emër mbiemër)
SHEMBULL ILUSTRUES PËR RREZIKUN E KURSIT TË KËMBIMIT PËR KREDINË NË MONEDHË TË NDRYSHME NGA AJO E GJENERIMIT TË TË ARDHURAVE
Tekst sqarues për konsumatorin
Kredidhënia në një monedhë të ndryshme nga ajo në të cilën konsumatori gjeneron të ardhurat mbart rrezik nga luhatjet e kursit të këmbimit, në rast se konsumatori nuk është i mbrojtur nga ky rrezik. Një nënçmim i monedhës në të cilën gjenerohen të ardhurat mund të rrisë vlerën e këstit dhe shumën totale të pagueshme, duke ndikuar në aftësinë e konsumatorit për të përmbushur detyrimet e tij.
Në raste të theksuara të luhatjeve të kursit të këmbimit, rritja e detyrimeve mujore mund të sjellë vështirësi në ripagim dhe pasoja që lidhen me mospërmbushjen e detyrimeve kontraktore, në përputhje me kushtet e kontratës së kredisë dhe legjislacionin në fuqi.
Ky aneks përmban një shembull me natyrë ilustrative dhe informuese mbi ndikimin e mundshëm të ndryshimeve në kursin e këmbimit dhe nuk përbën ofertë detyruese apo angazhim për dhënien e kredisë.
Me nënshkrimin e këtij dokumenti, konsumatori deklaron se:
- e ka marrë këtë informacion përpara lidhjes së kontratës së kredisë;
- i janë shpjeguar efektet e mundshme të ndryshimeve në kursin e këmbimit;
- është informuar mbi të drejtën për konvertimin e monedhës, sipas kushteve të legjislacionit dhe kontratës së kredisë.
Nënshkrimi i këtij dokumenti nuk e çliron Bankën nga detyrimi për të kryer vlerësimin e plotë të aftësisë paguese të aplikuesit dhe nuk përbën miratim automatik të kredisë.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Shënime
- Në kolonën (a) banka paraqet vlerën e këstit, sipas planit të amortizimit të kredisë, në monedhën në të cilën është marrë kredia.
- Kolona (b) paraqet informacion mbi vlerën e këstit sipas planit të amortizimit të kredisë, të konvertuar në monedhën në të cilën konsumatori gjeneron të ardhurat, në rastet kur kursi i këmbimit nuk ndryshon (kursi në këtë rast është i njëjtë me kursin e këmbimit të datës kur i paraqitet ky shembull ilustrues konsumatorit) dhe në rastet kur kursi i këmbimit nënçmohet me 5% ose 20%.
- Kolona (c) paraqet informacion mbi të ardhurat mujore të 3 viteve të fundit të deklaruara nga konsumatori, të shprehura në monedhën në të cilën këto të ardhura gjenerohen.
- Kolona (d) paraqet raportin e këstit (i shprehur në monedhën në të cilën gjenerohen të ardhurat) me të ardhurat e konsumatorit (mesatarja mujore e tre viteve të fundit).
Konsumatori
(Konfirmon marrjen e informacionit parakontraktor)
(emër mbiemër, nënshkrimi)
The Jet Bank app
You’re in control of your money! Open accounts, send transfers, manage cards, save, or track everything all in a single app.
Jet Bank for iOS
Your iPhone already does everything. Now it banks too. Open your account, manage your cards, and stay on top of every transaction with Jet Bank.
Jet Bank for Android
The Jet Bank Android app puts fast payments, virtual cards, and complete financial control right at your fingertips.

